Puna

Republika e Kosovës ka instrumente dhe entitete të ndryshme të cilat janë të involvuara në rregullimin e marrëdhënies së punës, dialogut social dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Në vijim janë listuar institucionet kyçe në këtë fushë dhe përgjegjësitë e tyre.

Është organ trepalësh i dialogut social (Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve) i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Këshilli ka mandat të propozoj dhe rekomandoj politika për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përcjell në vazhdimësi gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë e të punësuarve.

Këshilli, përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: tre (3) përfaqësues të Qeverisë, dy (2) përfaqësues të punëdhënësve, dy (2) përfaqësues të të punësuarve, dy (2) ekspertë nga lëmia e sigurisë dhe shëndetit në punë, një (1) ekspert i mjekësisë së punës dhe një (1) ekspert ad hoc, varësisht nga natyra e çështjes. Plani i Punës dhe raportet e Këshillit publikohen nga divizioni përkatës i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfreve.

Këshilli Ekonomiko-Social është organ i nivelit nacional, i cili i udhëheq konsultimet dhe u bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës. Mandati i anëtarëve të KES-it zgjat katër (4) vjet, të cilët po ashtu mund të riemërohen.

KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të të punësuarëve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë. Pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve; pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve;  dhe  pesë (5) përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës.

Në kuadër të KES-it, themelohen dhe funksionojnë pesë (5) komisione të përhershme profesionale trepalëshe:

  • Komisioni për legjislacion;
  • Komisioni për punësim dhe aftësim profesional;
  • Komisioni për paga, çmime dhe pensione;
  • Komisioni për mbrojtjen shëndetësore, të ambientit dhe sigurisë në punë për të punësuarit;
  • Komisioni për financa, ekonomi dhe privatizim. 

Për funksionimin efikas dhe të ligjshëm të KES-it, funksionon sekretariati i KES-it, si organ administrativ profesional, i cili është përgjegjës për kryerjen e punëve profesionale, administrative, teknike dhe operative për Këshillin Ekonomiko-Social si dhe organet të cilat i zgjedh KES-i.

Sekretariati i KES-it, funksionon në kuadër të Departamentit të Punës dhe Punësimit, me adresë:

Sheshi “Edit Durham”

Nr.46, Prishtinë, Nr. Telefonit: 038-213/989; centrix: 26-135

Është institucion shëndetësor publik i nivelit tretësor. Si njësi përbërëse organizative dhe funksionale e SHSKUK organizon dhe drejton punët profesionale dhe administrative nga fushëveprimtaria e Mjekësisë së Punës në Republikën e Kosovës si Shërbim Profesional i Mjekësisë së Punës me të drejta dhe detyrime të përcaktuara në bazë të Ligjit për Shëndetësi, statutit të SHSKUK dhe statutit të QKMP.

QKMP si qendër referente e mjekësisë së punës, ofron shërbime shëndetësore për të gjithë të punësuarit dhe pacientët e referuar në këtë Qendër, si dhe planifikon e ndërmerr masat e nevojshme për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të tyre. Harton doktrinën, standardet dhe metodat për vlerësimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të të punësuarve në profesionet me kushte të veçanta të punës, vozitësve të të gjitha llojeve të automjeteve motorike, detarëve, personelit të aviacionit dhe të punësuarve të tjerë në transport. QKMP vlerëson aftësinë punuese të punësuarve nëpërmjet vizitave sistematike dhe periodike të përcaktuara me Ligjin për siguri dhe shëndet në punë.

Kryen ekspertiza në rastin e sëmundjeve profesionale dhe bën vlerësimin e aftësisë për punë. Udhëheq regjistrin e sëmundjeve profesionale dhe bën monitorimin, studimin e shkaqeve të lëndimeve në punë dhe shkaqeve të invaliditetit të të punësuarve në Republikën e Kosovës. QKMP krahas veprimtarisë shëndetësore ushtron edhe veprimtari arsimore, kryen hulumtime kërkimoro-shkencore, statistikore dhe përgatit programin e masave të kujdesit shëndetësor nga fushëveprimtaria e vet.

Shërbimet që ofrohen për kontrollet shëndetësore të punëtorëve nga QKMP përfshijnë:

  • vizita specialistike;
  • vizita sistematike;
  • certifikata shëndetësore për punësim në vende me kushte të veçanta pune;
  • vlerësim, rekomandim për komisionin invalidor pensional;
  • vlerësimi i shkallës- së lëndimeve në punë;
  • vlerësim, rekomandim për ndërrimin e vendit të punës;
  • vlerësim, rekomandim për shkurtim të orarit të punës;
  • e autorizuar si qendër referente për vlerësim të aftësisë punuese për lirim nga kujdestaria dhe ndërrimi i natës, për shkaqe shëndetësore, për të punësuarit në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. 

Shërbimet që janë në proces të formimit, akreditimit dhe licencimit:

  • Laboratori me pajisje për matje, përcjellje në kontinuitet dhe analizë të parametrave kimike dhe fizike në vendin e  punës në këto fusha tematike: temperatura, lagështia relative e ajrit, shtypja atmosferike e ajrit, shpejtësia e lëvizjes së ajrit, gazrat, pluhuri, ndriçimi, zhurma, vibracioni etj.
  • Njësia për leximin e Dozimetrave
  • Ekipi për vlerësimin  e rrezikshmërisë në vendin e punës konform Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe akteve tjera ligjore.

Kontaktet e institucionit

Dr. Albert Lila, Dr. Sci
Drejtor Ekzekutiv, Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës, Gjakovë
Mobili: 044154966

Email:  Albert.Lila@rks-gov.net
            impk_gjakove@hotmail.com

Instituti i Mjekësisë së Punës Obiliq është institucion privat shëndetësor

Instituti i Mjekësisë së Punës – Obliq, është institucion privat  i shëndetësisë së Kosovës,  qe kryen shërbime mjekësore për të punësuarit e Republikes së Kosoves

        Instituti i Mjekësisë së Punës – Obiliq kryen këto veprimtari:

  • Vlerësimi paraprak i gjendjes shëndetësore të punëtorëve;
  • Vizitat kontrolluese periodike të punëtorëve që punojnë në vendet e punës me rrezikshmëri për shëndet, të përcaktuara me aktet e përgjithshme mbi sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të punëtorëve të lënduar në punë dhe atyre me sëmundje profesionale për dërgimin në qendra për rehabilitim dhe riaftësim;
  • Vizita mjekësore e punëtorëve që udhëtojnë jashtë vendit (sipas nevojës dhe kërkesës);
  • Studimi i shkaqeve të sëmundjeve dhe pushimeve mjekësore;
  • Studimi i traumatizimit (lëndimeve);
  • Vlerësimi i gjendjes së sigurisë dhe shëndetit në punë nga lëmi i mbrojtjes nga rrezatimi radioaktiv (matja e radioaktivitetit në ushqim, ajër, tokë, ujëra sipërfaqësore dhe puse si dhe në të gjitha vendet e punës), matja e rrezatimit jonizues dhe jo jonizues;
  • Vizitat e patronazhit në shtëpi të punëtorëve për të vlerësuar gjendjen shëndetësore të sëmurëve me sëmundje kronike dhe atyre që gjenden në pushim mjekësor;
  • Trajnimi praktik dhe teorik i punëtorëve nga lëmi i ndihmës së parë dhe edukimit shëndetësor në bazë të akteve adekuate ligjore;
  • Kryerja e vizitave mjekësore emergjente në IMP dhe në vendet e punës, në rast të aksidenteve në punë, si dhe transporti me autoambulancën e ndihmës së shpejtë me përcjellje profesionale të të sëmurëve dhe të aksidentuarëve në klinikë dhe sipas nevojës edhe jashtë vendit.

Specifikë e veçantë është shërbimi për mbrojtje nga rrezatimi jonizues, jo jonizues dhe higjiena e punës. Ky shërbim bënë matjen e rrezatimit në ajër, ujë, tokë dhe ushqim, kontrollin e cilësisë dhe sigurisë nga aparatet e rëntgenit (burimet radioaktive në mjekësi dhe industri, dozimetrinë personale).

Kontaktet e institucionit

Obiliq
Telefoni: +383 38 560 143 dhe 038 561 695
E-mail: imp-sha@hotmail.com

Siguria dhe shëndeti në punë është pjesë përbërëse e organizimit të procesit të punës. 

Rregullat bazë për sigurinë dhe shëndetin në punë përcaktohen me legjislacion (ligjet dhe rregulloret) dhe standardet e sigurisë teknike. Legjislacioni i Kosovës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë është harmonizuar gradualisht me sistemin ligjor të Bashkimit Evropian, sipas zotimeve nga Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit. Përveç kësaj, kjo pjesë e legjislacionit të Kosovës kryesisht zbaton parimet e Konventave të ratifikuara të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Legjislacioni i ri i Kosovës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë paraqet qasje moderne për mbrojtjen e punëtorëve në punë, për krijimin e kushteve të mira të punës, mbarëvajtjes dhe mirëqenies, parandalimin efektiv të aksidenteve, promovimin e mjedisit të shëndetshëm.

Ligji nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë LIGJI NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË përmban parimet e përgjithshme për parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimin e të punësuarve, përfaqësuesve të tyre dhe udhëzime të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.

Ligji plotësohet me një numër të akteve nënligjore – Rregulloreve individuale duke ofruar kërkesa specifike për sigurinë dhe shëndetin në punë për fusha dhe tema të veçanta, të nxjerra për fuqizimin e Ligjit për SShP- 

Për më shumë informata, rreth aspekteve tjera të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë, ju lutemi ndjekni linqet përkatëse.

UDHËZUES PËR VENDET E PUNËS

Çfarë është siguria dhe shëndeti në punë?

A ju duket se këto pyetje janë shumë të thjeshta dhe përgjigjja është e qartë?

Shumë njerëz e konsiderojnë sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë vetëm si parandalim kundër aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Fraza “shëndeti dhe siguria në punë” konsiderohet si mbrojtje gjithëpërfshirëse e të punësuarve në punë, duke përfshirë edhe mbarëvajtjen dhe mirëqenien në punë; duke marrë parasysh përveç parandalimit të aksidenteve dhe sigurisë teknike edhe kushtet e kënaqshme të punës, marrëdhëniet e mira në punë, sigurinë sociale të të punësuarve, promovimin e shëndetit, faktorët psiko-socialë, mbrojtjen nga stresi, dhuna, etj.

Kjo qasje dhe kultura e punës mbështeten edhe me legjislacion, si në nivel ndërkombëtar ashtu edhe në atë kombëtar. Direktivat e BE-së dhe Konventat e ILO-së theksojnë mbrojtjen e të punësuarve në të gjitha aspektet e punës, duke përfshirë kushtet e përshtatshme të punës. Ligji për SShP në Kosovë po ashtu përshkruan sigurimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës në të gjitha aspektet e punës. Mbrojtja e punëtorëve përfshin edhe aspektet e mbuluara nga Ligji i punës – siç janë: kontratat e punës, orarin e punës, pauzat në punë, antidiskriminimin, të drejtat sociale, kompenzimet etj.

Përveç kësaj, “siguria dhe mbrojtja e shëndetit në punë” duhet të kuptohet si proces dinamik dhe në zhvillim. Direktiva kyçe për SShP e BE-së (89/391/EEC) titullohet – “masat për inkurajimin e përmirësimeve në sigurinë dhe shëndetin…” Ligji për SSHP në Kosovë në nenin 1 të tij thotë: “Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i masave për përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit të të punësuarve në punë.”

Aspektet e sigurisë dhe shëndetit në punë:

Parimet e parandalimit

Parandalimi nënkupton veprime paraprake për të shmangur pasojat negative. Përfshin aftësinë për të njohur atë që është e gabuar, atë që mund t’i shkaktoj dëme njerëzve, çfarë është rreziku, çfarë është risku dhe çfarë mund të ndihmojë. Është aftësia e parashikimit dhe gatishmërisë për të ndjekur hapa të caktuar të parandalimit.

Parimet e përgjithshme të parandalimit [Neni 7(1) i Ligjit për SShP]:

  • shmangia e risqeve;
  • vlerësimi i risqeve të pashmangshme;
  • luftimi i riskut në burim;
  • tejkalimi i shkaqeve të riskut;
  • adaptimi i punës ndaj individit, veçmas në lidhje me karakteristikat e vendit të punës dhe mjedisit të punës;
  • zgjedhja e pajisjeve, metodave të punës dhe e procesit- të  punës, për ta lehtësuar punën e njëtrajtshme – monotone dhe për t’i reduktuar efektet e saj në shëndet;
  • përshtatja me progresin teknik;
  • zëvendësimi i kushteve të rrezikshme me kushte të pa rrezikshme ose më pak të rrezikshme;
  • zhvillimi i një politike parandaluese gjithëpërfshirëse që ka të bëjë me teknologjinë, organizimin e punës, kushtet e punës, marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e faktorëve që lidhen me mjedisin e punës;
  • dhënia e përparësisë sigurisë kolektive në raport me sigurinë individuale;
  • sigurimi i udhëzimeve të përshtatshme për punë të sigurtë dhe të shëndetshme për të punësuarin dhe vendosja e tyre në vende të dukshme dhe në gjuhën që e kupton i punësuari.

Një nga parimet bazë të legjislacionit të sigurisë dhe shëndetit në mbarë botën, është se:

Punëdhënësi është përgjegjës për të ofruar kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës në të gjitha aspektet e punës.

Detyrimet e tjera të punëdhënësve, sipas Ligjit të SShP-së

  • Punëdhënësi është i detyruar që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit që ka pësuar lëndim në punë apo sëmundje profesionale, nëse nuk është i siguruar në ndonjë kompani të sigurimeve.
  • Punëdhënësi është i detyruar të bëjë vlerësim të hollësishëm të risqeve për secilin vend të punës.
  • Punëdhënësi është i detyruar të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë në marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë të punësuarit.

Ligji Nr.03/L-212 i Punës i miratuar në vitin 2010, në raport me të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, është ligj bazik dhe sistemor i cili rregullon raportet juridike mes të punësuarit dhe punëdhënësit. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në Republikën e Kosovës. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit dhe punëdhënësit, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për çështje të caktuara nga marrëdhënia e punës. Të drejtat nga marrëdhënia e punës, sipas legjislacionit aktual në fuqi, për disa kategori të të punësuarish të sektorit publik, rregullohen me ligje të veçanta. 

Ligji mbulon aspektet e përgjithshme të marrëdhënies së punës ndërsa burimet juridike janë kryesisht konventat e ILO-së dhe Acquis- së BE-së. Çështjet kryesore që mbulohen nga marrëdhënia e punës janë: fushëveprimi, themelimi i marrëdhënies së punës, ndalimi i diskriminimit në punë dhe punësim, sistemi i të punësuarve, orari i punës, pushimet, mbrojtja dhe siguria në punë, duke përfshirë mbrojtjen e të rinjve në punë, femrave dhe personave me aftësi të kufizuara, pushimi i lehonisë, pagat, ndërprerja e marrëdhënies së punës, procedurat për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës, dialogimi social
dhe dispozitat tjera përkatëse. 

Për më shumë informata, rreth aspekteve tjera të fushës punës, ju lutemi ndjekni linkun përkatëse.

LIGJI NR. 03/L-212 I PUNËS

Dialogu social është proces demokratik i informimit, konsultimeve dhe negocimeve në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punonjësve dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Dialogu social funksionon në nivelin dypalësh dhe trepalësh. 

Në nivelin dypalësh negociatat zhvillohen në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve dhe punëmarrësve. Në këtë nivel këto dy palë negociojnë dhe mund të nënshkruajnë Marrëveshje Kolektive. Në nivelin trepalësh negociatat zhvillohen në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punëmarrësve dhe Qeverisë. Në këtë nivel këto tri palë negociojnë dhe mund të nënshkruajnë Marrëveshjen e përgjithshme Kolektive.

Organizatat e punëtorëve (Shoqata, Federata dhe Konfederata Sindikale) për zyrtarizimin e fushëveprimit të tyre, duhet të aplikojnë për regjistrim në organin  përgjegjës të Ministrisë përkatëse për Punë.

Shoqata Sindikale, si njësi themelore organizative, mund të regjistrohet në Ministri, nëse ka së paku dhjetë (10) anëtarë sindikal.

Federata Sindikale, mund të regjistrohet në Ministri, nëse në kuadër të saj ka së paku dy (2) shoqata sindikale të veprimtarive të njëjta ose të ngjashme anëtarësia e të cilave është së paku 10% e të punësuarve në nivel të sektorit përkatës.

Konfederata Sindikale, mund të regjistrohet në Ministri, nëse në kuadër të saj veprojnë së paku dy (2) Federata Sindikale të veprimtarive të ndryshme, anëtarësia e të cilave është  së paku 10% e të punësuarve në nivel të vendit.

  1. Regjistrimi i Shoqatës Sindikale
    1. Kerkesa per Regjistrim
    2. Kriteret per Aplikim
    3. Dokumenti per Emertimin, Seline, Logo
    4. Regjistri i Anëtarve Sindikal
       
  2. Regjistrimi i Federatës Sindikale
    1. Kerkesa per Regjistrim
    2. Kriteret per Aplikim
    3. Dokumenti per Emertimin, Seline, Logo
    4. Regjistri i Anëtarve Sindikal
       
  3. Regjistrimi i Konfederatës Sindikale
    1. Kerkesa per Regjistrim
    2. Kriteret per Aplikim
    3. Dokumenti per Emertimin, Seline, Logo
    4. Regjistri i Anëtarve Sindikal
       
  4. Udhezimi Administrativ nr.04/2020

Të gjitha dokumentet e plotësuara duhet të dërgohen në e-mail adresën zyrtare dhe ne kopje fizike:

e-mail: regjistro.sindikaten@rks-gov.net

Nr. Kontaktues: 03820026135
 

Lista e organizatave sindikale te regjistruara  

LISTA E SINDIKATAVE TË REGJISTRUARA (linkun tek ueb-faqja e sindikatës (nëse ekziston) dhe kontakti i sindikatës

Numri i përgjithshëm i anëtarëve sindikal në Kosovë

Numri i përgjithshëm i anëtarëve sindikal në nivel vendi është 47.884 anëtarë

Numri i përgjithshëm i anëtarëve sindikal në nivel vendi është 47.884 anëtarë.

Të punësuarit kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të themelojnë organizata sindikale dhe të anëtarësohen dhe bashkohen në to, sipas ligjit, Statutit Sindikal, standardeve ndërkombëtare sindikale dhe Konventave Ndërkombëtare të ONP-së.

Të punësuarit  kanë të drejtë sipas vullnetit të tyre të formojnë organizata sindikale (shoqata) dhe të bashkohen në federata dhe konfederata sipas kushteve dhe parimeve të përcaktuara në aktet e organizatës sindikale.

Me qëllim të realizimit të interesave të njëjta si dhe fuqizimit të sindikatës për avancimin dhe zhvillimin e dialogut social me partnerët social, sindikatat mund të organizohen në vijën vertikale në Shoqata, Federata  dhe Konfederata Sindikale.

Çka janë shoqatat sindikale?

Shoqata sindikale është organizata themelore sindikale e të punësuarëve të anëtarësuar vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të punëtorëve të një subjekti juridik;

Çka jane fedaratat sindikale?

Federata sindikale është organizata sindikale e përbërë prej shoqatave sindikale të anëtarësuara vullnetarisht, e cila ka për qëllim mbrojtjen e interesave të grupacionit të caktuar të punëtorëve.

Çka janë konfederatat sindikale?

Konfederata sindikale është organizata sindikale e bashkimit vullnetar të federatave sindikale me qëllim realizimin dhe mbrojtjen e interesave të anëtarëve sindikal.

Marrëveshjet kolektive regjistrohen në përputhje me Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.12/2011 për regjistrimin e marrëveshjeve kolektive, i plotësuar dhe ndryshuar me Udhëzimin Administrativ (MPMS) Nr.05/2020.

Për regjsitrimin e marreveshjeve kolektive, palët i drejtohen Departamenti përkatës të Punës në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve si “Organ përgjegjës për regjistrimin e marrëveshjeve kolektive”.

Organi përgjegjës me pranimin e dokumentacionit të plotë, fillon shqyrtimin e kërkesës për regjistrim, në afat prej 45 ditësh nga dita e pranimit.

Adresa” “Edit Durham” nr.46, Prishtinë, Nr. Telefonit: 038-213/989; centrix: +383 200-26-135

E drejta për greva është e rregulluar në përputhje me Ligjin Nr. O3/L-200 për grevat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-119. NR. 03/L-200 PËR GREVA (rks-gov.net) E drejta për organizimin dhe deklarimin e grevave, është një parim fundamental i të drejtave të punëtorëve. Greva është ndërprerje e organizuar e punës nga ana e të punësuarve me qëllim të realizimit të të drejtave dhe interesave ekonomike, sociale dhe profesionale nga marrëdhënia e punës.  Organizatat sindikale, “një e treta (1/3) e të punësuarve të një organizate të caktuar punuese, ku nuk ka organizim sindikal, kanë të drejt të organizojnë greva, për ti mbrojtur interesat e tyre ekonomike, sociale dhe profesionale. Pjesëmarrja në grevë është vullnetare. I punësuari nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në grevë kundër vullnetit të tij. – Këshilli i grevistëve ka për obligim të paralajmërojë grevën tek punëdhënësi dhe sindikata.

Këshilli i grevistëve ka për obligim që të paralajmërojë grevën jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita e caktuar për fillimin e grevës, duke ua dorëzuar vendimin për ngritjen në grevë organit të qeverisjes dhe organit punëdrejtues të organizatës, përkatësisht punëdhënësit.

Këshilli Grevist, është i detyruar që Ministrisë përkatëse, t’i dorëzojë vendimin për organizimin dhe mbajtjen e grevës.

Ligji i Punës Nr. 03/L-212 definon orarin e punës si periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë ose shërbime në të mirë të punëdhënësit.

Sipas ligjit, ekzistojnë limite sa një punëtor mund të punojë gjatë javës.  

  • Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 
  • Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç, nuk mund të jetë më shumë se tridhjetë (30) orë në javë.
  • Orët e punës ndërmjet orës 22:00 dhe 6:00 numërohen si punë nate; nëqoftëse puna është e organizuar me ndërrime, është e domosdoshme që të sigurohen ndërrime të atilla që i punësuari të mos punojë natën pa ndërprerë më gjatë se një (1) javë të punës.
  • Në rastet kur përkundër aplikimit të masave mbrojtëse, punëtori nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme për shëndetin e tij aplikohet orari i shkurtuar i punës i cili mund të reduktohet më së shumti deri në njëzet (20) orë në javë, për punët me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.

Nëse punohet më gjatë se orari i punës (puna jashtë orarit) atëherë sipas ligjit lejohet më së shumti deri në tetë (8) orë në javë. Kjo nuk vlen për të punësuarin më të ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç si dhe për të punësuarën gjatë kohës së shtatzënisë, dhe prindin vetushqyes me fëmijë më të ri se tri (3) vjeç, ose me fëmijë të hendikepuar; punëdhënësi nuk mund të bëjë zgjatjen e orarit të punës.

Shih më poshtë shabllone të orarit të punës:
–    Shabllon i orarit të punës(word)
–    Udhëzime për plotësimin e shabllonit të orarit të punës(word)

Klikimi në këtë pjesë do të detajoj të drejtat e punëtorëve lidhur me pushimin ditor, javor dhe vjetor. Do të qartësohen dispozitat specifike të ligjit lidhur me pushimin në fjalë. Kjo do të reflektoj edhe qartësime bazuar në problemet që hasen më së shumti në praktikë, siç është mos-shfrytëzimi adekuat i pushimit ditor. Keqkuptime lidhur me pushimin vjetor veçanërisht me pjesën e 4 javëve pushim vjetor të cilat janë të garantuara me ligj, nga të cilat 2 javë duhet të shfrytëzohen në mënyrë të pandërprerë, të tjerat mund të përdoren edhe në forma më të fragmentuara. Do të detajohet që pushimi vjetor nuk e mbulon pushimin javor. Përveç këtyre të dhënave zyrtarët e divizionit do ta pasurojnë faqen edhe me informacione të tjera relevante të kësaj natyre. Do të vendoset edhe një link që drejton tek shabllonet lidhur me organizimin e pushimit ditor, javor dhe vjetor.

Ekzistojnë rregulla të caktuara për pushimet ditore, javore dhe periudhat e tjera të pushimit. Qëllimi është të sigurohet kohë e mjaftueshme e pushimit për të punësuarit. 
Të punësuarit kanë të drejtën e pushimit: 

Ditor: 

Gjatë ditës së punës, me orar të plotë të pandërprerë të punës, në kohëzgjatje më së paku prej tridhjetë (30) minutash, i cili nuk mund të caktohet në fillim apo në mbarim të kohës së punës.

I punësuari ka të drejtë në pushim ditor midis dy (2) ditëve të njëpasnjëshme të punës në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pa ndërprerë.

Për punë më gjatë se katër (4) orë, dhe më pak se gjashtë (6) orë në ditë, ka të drejtë për pushim gjatë punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) minutash.

Javor: 

I punësuari ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku njëzetekatër (24) orë pandërprerë.

Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e pushimit javor, atij duhet t’i sigurohet një ditë pushimi gjatë javës së ardhshme.

Pushimi vjetor:

–  I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar.

  • Për çdo pesë (5) vite të përvojës së punës, shtohet një ditë pune.
  • Nënat me fëmijë deri në tri (3) vjeç si dhe prindi vetushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë në pushim vjetor edhe për dy (2) ditë pune shtesë.

–  Orarin e shfrytëzimit të pushimit vjetor e përcakton punëdhënësi në marrëveshje me punëtorin, në pajtim me ligjin, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratën e Punës.

*Është e rëndësishme të ceket se koha e pushimit e përcaktuar më lartë konsiderohet si kohë e kaluar në punë. 

Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se në raste të caktuar i punësuari mund të mungoj nga puna me pagesë:
   – pesë (5) ditë në rast të martesës së tij;
   – pesë (5) ditë në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes; 
   – tri (3) ditë për lindje të fëmiut; 
   – në rastet e tjera të përcaktuara me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm dhe Kontratën e Punës; 
   – një (1) ditë pune për çdo rast të dhënies vullnetare të gjakut.

Sa i përket pushimit të lehonisë, femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve të pushimit të lehonisë shfrytëzimi i të cilit mund të fillojë deri në dyzetepesë (45) ditë para datës kur pritet të lind.

Shih më poshtë shabllone të pushimit vjetor:
–    Udhëzues për plotësimin e shabllonit të pushimit vjetor(word)
–   Tabela e pushimit vjetor(exel)

Çdo i punësuar ka të drejtë të kompensohet për punën e bërë. Paga paguhet në afatet e përcaktuara me Kontratë Kolektive, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit ose Kontratën e Punës, më së paku një (1) herë në muaj.

Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës dhe/ose për punën gjatë ditëve të festave dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë (llogaritet si përqindje e pagës bazë):

  • 20 % në orë për kujdestari; 
  • 30 % në orë për punë gjatë natës; 
  • 30 % në orë për punë jashtë orarit;
  • 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe 
  • 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.

*I punësuari mund të kërkojë që në vend të pagës shtesë, kompensimi t’i bëhet me ditë pushimi; kjo formë duhet të parashihet në Kontratën e Punës ose në Aktin e brendshëm të kompanisë. 

Paga minimale përcaktohet në fund të çdo viti kalendarik nga Qeveria e Kosovës sipas propozimit të Këshillit Ekonomiko-Social.

Tutje, i punësuari ka të drejtë edhe për kompensim në raste të caktuara:

  • Kompensimi i pushimit mjekësor:
    • Në rast të sëmundjes ka të drejtë në pushim mjekësor të rregullt, deri në njëzet (20) ditë pune brenda një (1) viti me kompensim prej 100 % të pagës.
    • Në rast të lëndimit ose sëmundjes profesionale në punë e cila ndërlidhet me kryerjen e punëve dhe të shërbimeve për punëdhënësin me kompensim prej 70 % të pagës së tij; prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune
  • Kompensimi i lëndimit në punë:
    • Në rast të lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale që i merr i punësuari gjatë orarit të punës, punëdhënësi ka për detyrë t’ju ofrojë sigurimin për kompensimin e shpenzimeve.
  • Mungesa në punë për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit:
    • Për shkak të pasigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë, me vendim të organit të autorizuar shtetëror ose organit të autorizuar të punëdhënësit, i punësuari ka të drejtën e mungesës me arsye nga puna; të njejtit i takon e drejta e kompensimit të pagës të cilën do ta kishte realizuar sikur të kishte punuar, por jo më gjatë se dyzetepesë (45) ditë në vitin kalendarik.
  • Kompensimi i shpenzimeve për udhëtim zyrtar:
    • Në rastet e udhëtimit zyrtar jashtë vendit, i punësuari që udhëton ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve sipas kushteve, mënyrës dhe lartësisë së përcaktuar me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.
  • Kompensimi i dëmit:
    • Nëse i punësuari në punë ose lidhur me punën, me qëllim ose me pakujdesi të plotë i ka shkaktuar dëm punëdhënësit, ai është i obliguar ta kompensojë dëmin;
    • Nëse disa të punësuar, me dashje ose me paramendim i kanë shkaktuar dëme punëdhënësit, për dëmin e shkaktuar do të përgjigjen në mënyrë të barabartë;
    • I punësuari i cili në punë ose lidhur me punën, me qëllim ose nga pakujdesia e plotë i ka shkaktuar dëm personit të tretë, të cilin e ka kompensuar punëdhënësi, është i obliguar që punëdhënësit t’i kompensojë shumën e dëmit të paguar.

Kalkulatori i pagës

Kontrata e punës është dokumenti i parë që nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari dhe me të njejtën sigurohet edhe mbrojtja ligjore për të dyja palët. Me nënshkrimin e kontratës krijohet edhe marrëdhënia e punës. Qëllimi i kontratës së punës është që të sigurohet që si punëdhënësi ashtu edhe i punësuari të kenë të qartë se çfarë pritet nga të dyja palët gjatë periudhës së marrëdhënies së punës. 

Kjo tutje reflektohet edhe me vet definicionin e Kontratës së Punës në Ligjin e Punës “akti individual e cila lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës”.

Sapo të nënshkruhet kontrata e punës, i punësuari ka të drejtë të regjistrohet në:

  • Administratën Tatimore të Kosovës
  • Trustin Pensional të Kosovës 

Disa çështje që duhet të merren parasysh gjatë lidhjes së kontratës së punës:

  • Kohëzgjatja e kontratës: a është kontratë me kohë të caktuar/pacaktuar apo për punë dhe detyra specifike
  • Orari i punës: a është orari i plotë, jo i plotë apo mund të jetë edhe punë e natës.
  • Pushimet: a janë të rregulluara e drejta në pushim ditor/javor/vjetor dhe pushimet e tjera të përcaktuara me ligj.
  • Ndërprerja e marrëdhënies së punë: a ekzistojnë dispozitat që e rregullojnë këtë çështje?

Është e rëndësishme të kemi parasysh që kontrata nënshkruhet nga të dyja palët dhe nuk mund të ndryshohet dhe/apo plotësohet pa pëlqim nga të dyja palët.

Sa i përket kohëzgjatjes së kontratës, kontrata mund të lidhet për:

  • një periudhë të pacaktuar; 
  • një periudhë të caktuar;
    • Kontrata për periudhë të caktuar nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se dhjetë (10) vite. Nëse ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore. 
  • për punë dhe detyra specifike
    • Kontrata për një detyrë specifike, nuk mund të jetë më e gjatë se njëqindenjëzet (120) ditë brenda një (1) viti; nuk iu takon e drejta në pushim vjetor. 

Elementet kryesore që duhet të përmbajë kontrata e punës janë:

  • të dhënat për punëdhënësin (emërtimi, selia dhe numrin e regjistrimit të biznesit); 
  • të dhënat për të punësuarin (emri, mbiemri, kualifikimi dhe vendbanimi); 
  • emërtimin, natyrën, llojin e punës, llojin shërbimeve dhe përshkrimin e detyrave të punës; 
  • vendin e punës dhe njoftimin që puna do të kryhet në lokacione të ndryshme; 
  • orët dhe orarin e punës; 
  • datën e fillimit të punës; 
  • kohëzgjatjen e Kontratës së Punës; 
  • lartësinë e pagës bazë, si dhe ndonjë shtesë ose të ardhur tjetër, 
  • kohëzgjatjen e pushimeve; 
  • përfundimin e marrëdhënies së Punës; 
  • të dhëna të tjera për të cilat punëdhënësi dhe punëmarrësi i vlerësojnë të rëndësishme për rregullimin e marrëdhënies së punës; 
  • kontrata e Punës mund të përmbajë të drejta dhe detyra të tjera të parashikuara me këtë ligj; 
  • të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk janë të përcaktuara me Kontratën e Punës, rregullohen me dispozitat e këtij ligji, Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Formalizimi i marrëdhënies së punës

Për të vërtetuar nëse jeni të deklaruar si i punësuar tek punëdhënësi aktual ju lutem ndjekni linkun e bashkangjitur: https://apps.atk-ks.org/regemployer 

Shih më poshtë shabllone të kontratës të punës:
–    Kontrata e punës për periudhë të caktuar(word)
–    Kontratë pune për kohë të pacaktuar(word)
–    Kontratë punë për punë dhe detyra specifike(word)

Publikimi i një pozite të hapur të punës

Në pjesë e mëposhtme janë bashkangjitur një shabllon dhe një udhëzues për plotësimin e shabllonit në fjalë të cilat mund t’ju ndihmojnë juve kur hapni një vend të ri të punës:

Kontratat e punës

Shabllone të kontratës së punës:

Orari i punës

Shabllone të orarit të punës:

Pushimi vjetor

Shabllone të pushimit vjetor:

Letra paralajmëruese

Shabllone të letrave paralajmëruese në rast të problemeve në vendin e punës:

Leter dorëheqja

Shabllon i një letre të dorëheqjes nga marrëdhënia e punës:

Shkëputja e marrëdhënies së punës

Në pjesë e mëposhtme janë bashkangjitur shabllone të letrave për shkëputjen e marrëdhënies së punës:

Udhëzues për plotësimin e shabllonit të pushimit vjetor

Tabela e pushimit vjetor

Dokumentet për aplikim:

1. Kërkesë për njohjen e statusit të ndërmarrjes sociale

2. Model i Planit të Biznesit të Ndërmarrjes Sociale

3. Akti i themelimit (vetëm për OJQ-të)    

Dokumentet për Raportim

1.Modeli i formës për raportim vjetor

____________________________________________________________________________________________________________________________

Ligji për Ndërmarrjet Sociale[1] në Nenin 3 (1.1) i përkufizon ndërmarrjet sociale si në vijim:

Ndërmarrje sociale’’– është personi juridik pavarësisht mënyrës së themelimit të tij, që në aktin e vet themelues i përmban objektivat socialekryen aktivitete ekonomike, bënë prodhimin e mallrave dhe ofron shërbime në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe i integron në punë personat nga grupet e cenueshme;

Në kornizën ligjore bazë për ndërmarrjet sociale në Kosovë bëjnë Pjesë Legjislacioni për Themelimin dhe funksionimin e Organizatave Jo Qeveritare, për rastet kur ndërmarrjet sociale themelohen si OJQ, kurse, legjislacioni për shoqëritë tregtare për rastet e themelimit të tyre si shoqëri tregtare. Ndërsa, Ligji për Ndërmarrjet Sociale krijon bazën për njohjen e statusit të ndërmarrjeve sociale dhe rregullimin e tyre si të tilla në sistemin juridik të Kosovës.

Pavarësisht formës së organizimit të ndërmarrjeve sociale ato kanë të drejtë të merren me aktivitetet e Kategorisë A dhe B të parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Sociale. Sa i përkt kategorizimit të ndërmarrjeve sociale në Katgorinë A dhe B ligji për ndërmarrje sociale ka përcaktuar që:

  • Ndërmarrje Sociale të kategorisë A, që ofrojnë shërbime që garantojnë përfshirjen e personave të margjinalizuar për përmirësimin e mirëqenies se tyre dhe zhvillojnë aktivitete në fushat e përcaktuara me ligj; 
  • Ndërmarrjet Sociale të kategorisë B, që i punësojnë së paku tridhjetë për qind (30%) të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe angazhohen në ofrimin e shërbimeve të dobishme për shoqërinë, apo në rritjen, përpunimin, prodhimin, procesimin e produkteve për shitje, dhe zhvillojnë aktivitete në ndonjërën apo në disa nga fushat e përcaktuara në ligj.

MËNYRA E REGJISTRIMIT TË NDËRMARRJEVE SOCIALE

  • Hapi i parë – aplikimi dhe regjistrimi si person juridik, në ndonjërën prej formave në të cilat është paraparë që mund të themelohen ndërmarrjet sociale.
  • Hapi i dytë – përfshinë aplikimin dhe fitimin e statusit të ndërmarrjes sociale.

Në mënyrë që aplikimi për statusin e ndërmarrjes sociale të jetë i suksesshëm, gjatë fazës së parë të aplikimit për regjistrim duhet të inkorporohen në dokumentet themeluese dhe statut gjithë kërkesat e ligjit për Ndërmarrjet Sociale.

Aplikimi për njohje të statusit për ndërmarrje sociale

Të gjitha OJQ-të dhe bizneset që aplikojnë për marrjen e statusit të Ndërmarrjes Sociale, duhet të dërgojnë kërkesën e tyre së bashku me dokumentet e kërkuara (shih kornizat e bashkëngjitura më lartë të cilat duhet të plotësohen) në formë fizike tek Sekretariati i Komisionit për Vlerësimin e Statusit të Ndërmarrjeve Sociale (KVSNS).

Adresa: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ish MPMS, kati i II-të (Kino Armata)
Kontakt: Kushtrim Hajdari: 038 200 26 084

kushtrim.hajdari@rks-gov.net
Valbona Sopi: 038 200 26 074

valbona.sopi@rks-gov.net

Aktet nënligjore – Ndërmarrësia Sociale

1. Çka është Ndërmarrja Sociale sipas legjislacionit kosovar?

Sipas ligjit, ndërmarrja sociale është personi juridik që pavarësisht mënyrës së themelimit të tij, në aktin e vet themelues i përmban objektivat sociale, kryen aktivitete ekonomike, bënë prodhimin e mallrave, ofron shërbime në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe i integron në punë personat nga grupet e cënueshme. Pra, ndërmarrja sociale ndonëse mund të komercializojë aktivitetet e saj, qëllimi kryesor mbrapa operimit të saj është avancimi i misionit shoqëror dhe jo maksimizimi i fitimit.

2. Cili është dallimi në mes OJQ, biznesit dhe Ndërmarrjes Sociale?

Ndërmarrja sociale ka karakteristika të organizatës jo-qeveritare (OJQ) sepse punon drejt një misioni shoqëror dhe gjithashtu ka karakteristika të biznesit sepse mund të komercializojë aktivitetet e saj. Në mungesë të një rregullimi ligjor dhe praktik të funksionimit të ndërmarrjeve sociale, ato kanë funksionuar si biznese dhe OJQ në të kaluarën. Me fillimin e  regjistrimit të ndërmarrjeve sociale në nëntor 2023, ndërmarrjet sociale marrin statutin e një entiteti të veçantë dhe përfitojnë nga të operuarit si të tilla.

3. Cilat janë kategoritë e Ndërmarrjes Sociale  dhe specifikat e tyre?

Ndërmarrjet sociale ndahen në dy kategori: ndërmarrje sociale të kategorisë A që ofrojnë shërbime për grupet e cënueshme dhe ndërmarrje sociale të kategorisë B që punësojnë më shumë se 30% të stafit nga grupet e cënueshme dhe angazhohen në ofrimin e shërbimeve të dobishme për shoqërinë, apo në rritjen, përpunimin, prodhimin, procesimin e produkteve për shitje, dhe zhvillojnë aktivitete në  ndonjërën apo në disa nga fushat e përcaktuara. Për më shumë informata rreth këtyre kategorive shikoni tabelën në vijim:

#Aktivitetet e kategorisë A#Aktivitetet e kategorisë B
1Asistencë sociale dhe mbështetje për strehim1Kultivimin, rritjen e erëzave, bimëve aromatike dhe mjekësore
2Ndihma familjare dhe kujdes familjar2Konservimin e frutave dhe perimeve nga ekonomitë familjare që i prodhojnë apo kultivojnë këto produkte në zonat rurale apo urbane
3Shërbime shëndetësore dhe kujdesi infermierisë në shtëpi3Prodhimin dhe përgatitjen e produkteve të prodhuara me dorë si puna e thurjes nga tekstilet, rroba të punës dhe veshmbathje tjera të thurura me grep
4Ofrimi i shërbimeve ditore dhe kujdesi në shtëpi për personat me aftësi të kufizuara mendore, shqisore dhe fizike4Prodhimin dhe përgatitjen e produkteve për dekorim të bëra me dorë dhe me makinë
5Përkrahje dhe rehabilitim të personave me aftësi të kufizuara5Përgatitjen apo prodhimin, mbështjelljen dhe paketimin e mjaltit, frutave, produkteve të perimeve apo produkteve tjera me origjinë bimore apo shtazore
6Shërbime të kujdesit të përditshëm dhe kujdesit rezidencial për fëmijët me aftësi të kufizuara6Prodhimin, mirëmbajtjen e biçikletave, karrigeve, dhe pajisjeve tjera ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar
7Shërbime të kujdesit ditor në shtëpi dhe shërbime rezidenciale për personat e moshuar7Mbledhjen, përpunimin, shkatërrimin e mbeturinave të parrezikshme dhe seleksionimin e tyre për qëllim të riciklimit
8Shërbimet që ofrohen për ri- integrimin e personave të dhunuar gjatë luftës8Mirëmbajtjen dhe kujdesin për hapësirat publike, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe memorialët
9Shërbimet që ofrohen për ri- integrimin e viktimave të trafikimit, abuzimit dhe dhunës në familje dhe ri-integrimin e të rinjve delikuent9Mirëmbajtjen dhe kujdesin për pyjet, drunjtë përgjatë rrugëve dhe bimët dekorative në hapësirat publike dhe parqet e ndryshme
10Shërbime dhe trajtime psikosociale të rasteve të abuzimit me substanca që shkaktojnë varësi10Shërbimet dhe aktivitetet e turizmit, trashëgimisë kulturore dhe sektorin HORECA (Hotel , Restaurant, Caffe) me pjesëmarrje të kategorive të ndryshme sociale
11Arsimim dhe aftësim profesional dhe shërbime të transportit për personat me aftësi të kufizuara11Shërbime dhe aktivitete në trajtimin e kafshëve që konsiderohen si kërcënim për shëndetin publik dhe jetën e njeriut
12Shërbime të punësimit, trajnimit dhe vetëpunësimit për grupet e cenueshme  

Ndërsa, sa i përket informatave rreth asaj se kush konsiderohen grupe të cënueshme mund të shikohet Ligji Nr. 06/L-022, përkatësisht neni 6 i këtij ligji në vegëzën në vijim: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18187.

4. Cilat janë kriteret për marrjen e statusit të Ndërmarrjes Sociale?

Për kualifikim si ndërmarrje sociale, entitetet e themeluara si OJQ, Shoqatë, Fondacion, Institut apo Koperativë Bujqësore ose Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar -ShPK, duhet të bëjë pjesë në njërën nga kategoritë e lartë-përmendura. Gjithashtu, ndërmarrjet sociale duhet të definojnë qartë kufizimin në shpërndarjen e fitimit të tyre. Ndërmarrjet sociale kanë të drejtë që deri në 30% të fitimit të tyre ta përdorin për paga dhe mëditje për stafin e ndërmarrjes sociale ndërsa pjesa tjetër përdoret për zgjerim të veprimtarisë.

5. Nëse një person fizik dëshiron ta themelojë ndërmarrjen sociale nga e para si duhet të veprojë?

Në mënyrë që një ndërmarrje sociale të marrë statutin dhe të njihet si e tillë ajo duhet të organizohet fillimisht si OJQ apo biznes, e më pas të aplikojë për fitimin e statutit të ndërmarrjes sociale. Vetëm pas lëshimit të certifikatës nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, një ndërmarrje sociale mund të operojë si e tillë.

6. Si duhet të regjistrohet një ndërmarrje sociale nga fillimi?

Fillimisht, entiteti duhet të aplikojë për regjistrim si organizatë jo-qeveritare apo biznes.
Dokumentet që kërkohen për regjistrim si organizatë jo-qeveritare janë statuti dhe akti i themelimit. Entitetet të cilat pas regjistrimit si OJQ synojnë të operojnë si ndërmarrje sociale, duhet që dokumentet për aplikim si OJQ ti kenë në formatin e ndërmarrjes sociale. Këto dokumente janë statuti dhe akti i themelimit. Statuti si ndërmarrje sociale mund të qaset lehtësisht duke klikuar vegëzën në vijim: https://ojq.rks-gov.net/Procedura.aspx dhe zgjedhur njërin nga opsionet për shoqatë (ndërmarrje sociale) apo për fondacion (ndërmarrje sociale). Ndërsa për aktin e themelimit klikohet këtu: Linku dhe zgjedhet opsioni: akti i themelimit (vetëm për OJQ-të). Këto dokumente dorëzohen në Departamentin për regjistrim të OJQ-ve ku edhe pranohet certifikata e regjistrimit si OJQ. Më pastaj, OJQ e regjistruar rishtazi, sjellë certifikatën e marrë nga Departamenti për Regjistrim si OJQ, statutin, aktin e themelimit dhe mjetin identifikues të pronarit/es apo të pronarëve në Zyrën e Komisionit Vlerësues që është afër Hotel Grand në Prishtinë, për më tepër lokacioni mund të gjendet këtu:https://shorturl.at/knKPW.

Prej këtu e tutje aplikanti është në kontakt të vazhdueshëm me komisionin për plotësim eventual të aplikacionit deri në finalizimin e procesit dhe pajisjen e OJQ-së me certifikatën për operim si ndërmarrje sociale. Për biznese, procedura është e ngjashme si me atë për OJQ. Biznesi duhet të regjistrohet në  Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Republikën e Kosovës ku statutin si ndërmarrje sociale dhe aktin e themelimit mund ti gjejë duke klikuar këtu: https://arbk.rks-gov.net/Page/17. Në të njëjtën formë sikur OJQ, biznesi sjellë certifikatën si biznes të marrë nga ARBK, statutin, aktin e themelimit dhe mjetin identifikues të pronarit/es, Vendimin e organit me te lartë vendimmarrës (bordit/kuvendit) për pëlqim të aplikimit për marrje të statutit, kerkesën për njohje si dhe planin e biznesit të cilat mund të shkarkohen këtu. Në të dyja rastet dokumentacioni sillet në adresën e komisionit vlerësues.

7. Si duhet të shndërrohet një OJQ apo biznes ekzistues në ndërmarrje sociale?

Biznesi apo OJQ-ja ekzistuese në vend se të plotësojë dokumentacion të ri, duhet të ndryshojë fushë-veprimtarinë në statutin dhe aktin e themelimit të saj. Duhet të sigurohet se akti i themelimit përfshin këto aspekte: 1. obligimin për të mos e shpërndarë fitimin, kategorinë e fushëveprimit të veprimtarisë, mënyrën e menaxhimit që garanton mos-diskriminim në pjesëmarrje, personat përgjegjës për menaxhim të aktiviteteve sociale, organin mbikëqyrës i cili ushtron kontroll mbi plotësimin e kritereve të operimit si ndërmarrje sociale si dhe rregullat e mbajtjes së shënimeve të kontabilitetit dhe raportimit, aspekte të rregulluara përmes Ligjit Nr. 06/L-022, Neni 10.

8. Si mund të bëhet aplikimi për ndërmarrje sociale dhe a ka ndonjë sistem elektronik ku mund të aplikohet?

Aktualisht aplikimi bëhet vetëm në formë fizike në adresën e lartëpërmendur. Pra, afër objektit të Hotel Grandit, në lokacionin si në vijim: https://shorturl.at/knKPW.

9. A është e mundur që një OJQ të regjistrojë vetëm një pjesë të veprimtarisë si ndërmarrje sociale?

Entitetet e themeluara si OJQ-Shoqatë, Fondacion, Institut apo Kooperativë Bujqësore ose Shoqëri me Përgjegjësi të kufizuar -ShPK, të cilat duan të regjistrojnë një veprimtari apo program si ndërmarrje sociale, atyre ju kërkohet t’i nënshtrohen ndryshimeve të statutit dhe aktit të themelimit të organizatës, biznesit ekzistues për të aplikuar për statutin e Ndërmarrjes Sociale, apo duhet të themelojnë entitet të ri juridik, një nga format OJQ-Shoqatë, Fondacion, Institut apo Kooperativë Bujqësore ose Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar -ShPK dhe me marrëveshje ndërmjet vete të rregullojnë organizimin e dy entiteteve si motra.

10. A duhet që edhe në këtë rast organizata të marrë statut të veçantë të ndërmarrjes sociale dhe a e humbet kjo identitetin e organizatës?

Regjistri i ndërmarrjes sociale ka efekte vetëm sa i përket fitimit apo humbjes së  statusit të ndërmarrjes sociale, por nuk ka
efekt në fitimin apo humbjen e personalitetit juridik si person juridik sipas ligjeve specifike. Për më shumë informata mund të shikohet Neni 14 në Ligjin përkatës: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=31444

11. A mundet që disa ndërmarrje sociale të bashkohen me njëra tjetrën dhe të formojnë një të vetme?

Është e mundur që disa ndërmarrje sociale të bashkohen dhe të formojnë një ndërmarrje sociale të vetme jo duke u siguruar se objektivat dhe fushë-veprimtaria e ndërmarrjes është e qartë dhe se përmbushen kriteret e përcaktuara përmes Ligjit Nr. 06/L-022 që mund të qaset këtu: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18187

12. Cilat janë përfitimet që i kanë ndërmarrjet sociale?

Pavarësisht nga forma e organizimit dhe aktivitetit që ato e ushtrojnë, ndërmarrjet sociale përjashtohen nga tatimi në fitimin që ato e gjenerojnë gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre, importimi i lëndës së parë, linjave të prodhimit dhe makineritë apo pajisjet për përdorim në procesin e prodhimit apo ofrimit të shërbimit i nënshtrohen vlerës zero (0) të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Gjithashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës do të sigurohet që të mbështesë ndërmarrjet sociale për të siguruar zhvillimin e këtij sektori në Republikën e Kosovës.

13. A mundet që një biznes individual të marrë statutin e ndërmarrjes sociale?

Jo, nuk është e mundur që një biznes individual të marrë statutin e ndërmarrjes sociale. Statutin e ndërmarrjes sociale mund ta marrin OJQ-të, bizneset SHPK, bizneset SHA si dhe kooperativat bujqësore.

14. A mundet që disa biznese individuale të bashkohen dhe të marrin statutin e ndërmarrjes sociale?

Disa biznese individuale mund të bashkohen dhe të formojnë së bashku një biznes SHPK i cili më pas shndërrohet në ndërmarrje sociale.

15. A duhet të ndryshojë emri i biznesit apo OJQ-së në rastet kur merr statutin e ndërmarrjes sociale?

Nuk është e domosdoshme që të ndryshohet emri i biznesit apo OJQ-së pas pranimit të statutit të ndërmarrjes sociale. Në rastin e marrjes së statutit, ndërmarrja sociale mund të mbajë të njëjtin emër dhe thjesht ti shtohet prapashtesa “ NS” apo “Ndërmarrje Sociale” për të qenë lehtësisht e identifikueshme.

16. Cili do të jetë roli i ATK-së si dhe komisionit në monitorimin e ndërmarrjeve sociale/bizneseve që marrin statutin si ndërmarrje sociale?

Sipas Rregullores Nr. 20/2020 për Strukturat Përgjegjëse të Monitorimit, Kontrollit dhe Procedurat për Gjoba dhe Ankesa të Ndërmarrjeve Sociale: Divizioni për Ndërmarrësi Sociale është përgjegjës për monitorimin sistematik dhe ad-hoc të punës së ndërmarrjeve sociale. Sipas nenit 4 të Rregullores Nr. 18/2020 për procedurat e raportimit për arritjen e objektivave sociale dhe raportet financiare, çdo ndërmarrje sociale është e obliguar të përgatisë dhe të dorëzojë raport vjetor mbi arritjen e objektivave sociale tek Komisioni Vlerësues në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors