Departamenti Ligjor ka për mision koordinimin e procesit të shndërrimit të politikave të Ministrisë në akte normative, në përputhje me rendin juridiko-kushtetues, Acquis të Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare, si dhe ofrimin e mbështetjes ligjore për proceset e ndryshme të Ministrisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor, janë:
Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative dhe dokumenteve të politikave nga fushëveprimi i Ministrisë;
Siguron përputhshmërinë e legjislacionit të Ministrisë me Acquis të Bashkimit Evropian;
Siguron përputhshmërinë e legjislacionit të Ministrisë me dispozitat kushtetuese dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë;
Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë;
Shqyrton dhe është përgjegjës për versionet përfundimtare të projekt akteve normative;
Ofron asistencë juridike në procesin e negocimit dhe të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushëveprimin e Ministrisë;
Jep opinione ligjore, rekomandime dhe këshilla ligjore nga fushëveprimi i Ministrisë;
Analizon dhe indentifikon probleme të zbatimit të akteve normative të Ministrisë;
Bashkërendon procesin e përgatitjes së Programit Vjetor Legjislativ të Ministrisë dhe Planit Vjetor Legjislativ të Akteve Nënligjore;
Përfaqëson dhe/ose bashkëpunon me strukturat institucionale në përfaqësimin ligjor të Ministrisë; dhe
Pranon dhe shqyrton parashtresat dhe ankesat e personave fizikë dhe juridikë, sipas procedurave dhe afateve ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Drejtori i Departamentit Ligjor, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:
Divizioni për Hartim të Legjislacionit;
Divizioni për Përafrimin e Legjislacionit me Acquis;
Divizioni për Mbështetje Ligjore; dhe
Divizioni për Shqyrtimin e Ankesave dhe Parashtresave.