Divizioni për Komunikim me Publikun ka për mision ndërmarrjen e veprimeve, për prezantimin sa më objektiv të politikave dhe aktiviteteve të Ministrisë në publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik, janë:
Harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të Ministrisë;
Informon dhe promovon veprimtarinë dhe aktivitetet e Ministrisë në spektrin publik;
Mirëmban ueb faqen zyrtare dhe rrjetet sociale zyrtare të Ministrisë;
Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, kumtesa, raporte dhe publikime të tjera mediatike;
Ofron përkrahje profesionale për personelin e Ministrisë, në fushën e komunikimit dhe informimit në prezantimet mediatike; dhe
Përgatit, shpërndan dhe arkivon fotografitë dhe materialet audio-vizuale të aktiviteteve kryesore të Ministrisë.
Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.