Divizioni për Kontrollin e Skemave Pensionale dhe Sociale
Divizioni për Kontrollin e Skemave Pensionale dhe Sociale, ka për mision përmirësimin e sistemit të administrimit dhe monitorimit të zbatimit të legjislacionit të skemave pensionale, sociale dhe përfitimeve të kategorive të dala nga lufta.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Kontrollin e Skemave Pensionale dhe Sociale, janë:
Monitoron dhe kontrollon zbatimin e ligjeve, akteve nënligjore dhe ligjshmërinë e vendimmarrjes për përfituesit e skemave sociale, skemave pensionale dhe përfitimet e kategorive të dala nga lufta;
Identifikon dhe rekomandon korrigjimin/eliminimin e gabimeve eventuale gjatë proceduarve të përfitimeve nga skemat sociale, skemat pensionale dhe beneficonet e kategorive të dala nga lufta;
Bashkëpunon me institucionet në nivel qendror dhe lokal, lidhur me vendosjen e një sistemi të qëndrueshëm monitorues për identifikimin dhe korrigjimin e gabimeve të pagesave dhe përfitimeve pa bazë ligjore;
Propozon dhe ofron rekomandime për Ministrinë, për ndryshim apo plotësim të legjislacionit, standardeve minimale të aprovuara, si dhe hartimin e standardeve tjera për fushëveprimin e divizionit; dhe
Përgatit raporte tremujore dhe vjetore për aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit.