Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave
Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave ka për mision arritjen e pajtueshmërisë së politikave, planeve dhe strategjive në fushëveprimin e Ministrisë, në përputhje me politikat qeveritare dhe standardet e dokumentet strategjike të Bashkimit Evropian.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, janë:
Koordinon hartimin e planeve periodike përkatëse të Ministrisë në fushën e integrimit evropian (PKZMSA, ERA, PRE dhe të ngjashme);
Koordinon hartimin e planeve periodike dhe dokumenteve zhvillimore të punës së Qeverisë dhe Ministrisë (PVPM, PSO dhe të ngjashme);
Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë, duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian, si dhe asiston në pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me politikat qeveritare dhe standardet e Bashkimit Evropian;
Monitoron dhe raporton mbi zbatimin e planeve periodike përkatëse të Ministrisë, në fushën e integrimit evropian dhe planeve periodike të punës së Qeverisë dhe Ministrisë;
Koordinon dhe/ose udhëheq punën në zhvillimin e dokumenteve të politikave të cilat hartohen nga njësitë administrative të Ministrisë, duke siguruar që këto dokumente të jenë në pajtim dhe konsistencë me politikat e Qeverisë;
Koordinon punën dhe siguron kontributet për zhvillimin e dokumenteve planifikuese të Qeverisë dhe ofron asistencë rreth kostimit të tyre, në raport me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumenteve tjera strategjike;
Udhëheq koordinimin e asistencës së IPA-s dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Ministrisë;
Udhëheq dhe/ose koordinon takimet e rregullta, lidhur me agjendën evropiane nga fushëveprimtaria e Ministrisë; dhe
Bashkëpunon dhe ndihmon njësitë administrative në Ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe komunikimit për çështjet që lidhen me integrimin evropian, politikat publike dhe IPA-n në fushëveprimin e Ministrisë.
Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.
Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë divizionet, si në vijim: