Divizioni për Burime Njerëzore ka për mision të sigurojë menaxhimin efektiv të burimeve njerëzore, përmes zhvillimit të procedurave dhe shërbimeve që kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të institucionit dhe punonjësve.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Burime Njerëzore, janë:
Analizon nevojat e punësimit dhe zhvillon planin e personelit;
Koordinon dhe/ose siguron procesin e rekrutimit për zyrtarët e Ministrisë dhe për pozitat e tjera specifike;
Identifikon dhe vlerëson nevojat për zhvillimin e kapaciteteve të personelit, siguron trajnime adekuate dhe vlerëson ndikimin e trajnimeve;
Ofron mbështetje në hartimin e objektivave të planit individual të punës dhe procesin e vlerësimit të rezultateve në punë të personelit;
Ndihmon njësitë përkatëse në përgatitjen e përshkrimit të vendeve të punës, klasifikimin e vendeve të punës dhe sistematizimin e vendeve të punës;
Administron pagat, kompensimet në pagë, shpërblimet dhe shtesat në pagë të zyrtarëve publikë dhe të ngjashme;
Mbështet dhe ofron rekomandime për zyrtarin kryesor administrativ, rreth evitimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet të punësuarve të Ministrisë;
Administron dosjet e personelit (dosje individuale) të Ministrisë dhe vendos të dhënat e proceseve dhe procedurave në sistemet elektronike;
Administron vijueshmërisë e stafit në punë;
Menaxhon procedurat disiplinore, duke ofruar mbështetje administrative për komisionin disiplinor dhe/ose komisionin e ankesave;
Përgatit raportin vjetor për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe raporteve, apo evidencave tjera për menaxhimin e burimeve njerëzore sipas kërkesave; dhe
Siguron realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të të punësuarve në kuadër të Ligjit përkatës për Zyrtarët Publikë.
Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.