Politika sociale ka të bëjë me mënyrat se si shoqëritë në mbarë botën plotësojnë nevojat njerëzore për siguri, arsim, punë, shëndet dhe mirëqenie. Politika sociale trajton mënyrën se si shtetet dhe shoqëritë reagojnë ndaj sfidave globale të ndryshimeve sociale, demografike dhe ekonomike, si dhe të varfërisë, migrimit dhe globalizimit.
Politika sociale synon të identifikojë dhe të gjejë mënyra për të reduktuar pabarazitë në aksesin në shërbime dhe mbështetje midis grupeve sociale të përcaktuara nga statusi socio-ekonomik, raca, etnia, statusi i migrimit, gjinia, orientimi seksual, paaftësia dhe mosha. Një politikë sociale efikase ndihmon individët të jetojnë pa ankthe dhe të përshtaten me mundësitë e reja të rritjes ekonomike.
Përkrahja sociale në Kosovë është e orientuar kryesisht drejt ndihmës monetare mujore për familjet e varfra, për personat me aftësi të kufizuar, përfshirë edhe fëmijët, për pensionistët të cilët e gëzojnë të drejtën e pensionit sipas ligjit në fuqi dhe për kategoritë e invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Në rrethanat aktuale të Kosovës, kategoritë më në nevojë janë ato të personave me aftësi të kufizuar, të familjeve që nuk kanë të punësuar, të të papunësuarve me shkathtësi të vogla për punë dhe me arsimim të ulët, të pensionistëve, të invalidëve të luftës, viktimave civile dhe familjeve të dëshmorëve etj
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dizajnuar dhe hartuar programe të mbështetjes financiare dhe shërbimeve profesionael, të cilat ndikojnë drejtpërdrjetë në ngrirjen e mirëqnies, zvogëlimin e varfërisë dhe gjithëpërfshirjën sociale të grupëve në nevojë.
Përkrahja për kategoritë sociale dhe në nevojë realizohet nga skemat sociale dhe pensionale, përmes së cilave ofrohet mbështetje drejtpërdrejtë për familjen apo individin, të cilat financohen nga Buxheti i Kosovës. Përveq ofrimit të mbështetjeve financiare nga skemat sociale dhe pensionale, komponent shumë e rendësishme e mbështejtes për individin dhe familjen si pjesë e politikave sociale janë edhe ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare, që zbatohet përmes ofruesëve publik dhe joqeveritar të shërbimve sociale. Nga mbështetja e ofruar nga skemat sociale, pensionale dhe shërbimet profesionale përfitojnë apo marrin shërbime mbi 30% e popullësisë së Republikës së Kosovës.
Departamenti i Skemave Sociale në kuadër të MFPT përmes këtij linku do të oforjë një kornizë e gjërë e informacioneve, për programet dhe shërbimet që do të lehtësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve në nevojë për mbështetje sociale.
Departamenti i Skemave Sociale ka për mision zhvillimin e politikave të skemave sociale dhe sigurimin e zbatimit të skemave sociale të cilat kanë për qëllim mbështetjen e familjeve dhe personave në nevojë sociale, duke ndikuar drejtpërdrejtë në reduktimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies sociale në përgjithësi.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Skemave Sociale janë:
Drejtori i Departamentit të Skemave Sociale, raporton te Sekretari i Përgjithshëm
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si në vijim:
Qendrat për Punë Sociale (Niveli Komunal)
Institucion publik profesional i nivelit komunal, kompetente për mbrojtjen e qytetarëve në nevojë sociale.
Misioni i Qendrës për Punë Sociale është që të gjithë personave dhe familjeve në nevojë, t’iu ofrojë shërbimet e nevojshme sociale dhe familjare, bazuar në mandatin ligjor, pa dallim race, etnie, gjinie, moshe, gjuhe, religjioni etj.
Qendra për Punë Sociale ofron shërbime sociale dhe familjare për personat dhe familjet në nevojë, shërbime që sipas Ligjit Nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare përfshijnë ofrimin e drejtpërdrejtë të përkujdesjes sociale, këshillimit ose në rastet e veçanta, ndihmë materiale për njerëzit në nevojë sociale dhe ndihmë sociale, me qëllim të mbështetjes dhe ofrimit të ndihmës së përkohshme financiare për familjet që janë në varfëri.
Strukturën organizative të QPS e përbëjnë: 1. Shërbimi Social – shërbim profesional (grup ekspertësh) që ofron shërbime sociale dhe familjare dhe kryen funksionin e Organit të kujdestarisë, I cili është organ komunal kompetent për çështje sociale, përgjegjës për mbrojtjen e interesave të fëmijëve dhe të rriturve, i përbërë nga një grup ekspertësh. 2. Shërbimi i Ndihmës Sociale – përgjegjës për administrimin dhe funksionimin e Skemës së Ndihmave Sociale dhe 3. Shërbimi Administrav-Financiar – përgjegjës për administrimin e buxhetit dhe financave të QPS-së si dhe të punëve teknike administrative.
Kush mund të përfitoj shërbime sociale dhe familjare? Çdo person që gjendet në territorin e Kosovës, pa marrë parasysh statusin apo vendin e origjinës, i cili ka nevojë për shërbime sociale për shkak: se është fëmijë pa përkujdesje prindore, së është fëmijë me sjellje asociale, së është delikuent i mitur, të marrëdhënieve të çrregulluara në familje, të moshës së shtyer, të sëmundjes trupore ose aftësive të kufizuara fizike, të aftësive të kufizuara mendore, të sëmundjes mendore, të rrezikut nga shfrytëzimi ose abuzimi, të dhunës në familje, të trafikut të qenieve njerëzore, të varësisë nga alkooli ose drogat, të emergjencave ose fatkeqësive të shkaktuara nga natyra apo njeriu, ose për ndonjë arsye tjetër që i bën ata persona nevojtarë, mund të drejtohet në QPS, e cila është e obliguar të bëjë vlerësime profesionale për secilin individ ose familje që jeton ose gjendet në territorin e saj e që kërkon ndihmë prej saj ose në ndonjë mënyrë tjetër mësohet apo shihet se ka nevojë për shërbime sociale dhe familjare.
Kush mund të përfitojë ndihmë sociale? Për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të përcaktuara me Ligjin Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale dhe Ligjin Nr. 04/L-096 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, përjashtimisht edhe shtetasit e huaj të cilët: a) kanë leje qëndrimi, b) personat në cilësinë e azilkërkuesit, c) personat në cilësinë e refugjatit dhe d) personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese.
Ligji Nr. 02/L-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare
Ligji Nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës
Ligji Nr. 03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje
Ligji Nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijëve
Ligji Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë
Ligji Nr. 05/L-022 për Mbrojtje nga Diskriminimi
Ligji për Përkrahje të Familjeve që kanë Fëmijë me Aftësi të Kufizuar 1-18 vjeç
MEKANIZMI I SHQYRTIMIT TË ANKESAVE
Nëse jeni të prekur nga aktivitetet e projektit dhe keni nevojë për vëmendje, ju lutemi plotësoni Formularin e Ankesave dhe dorëzojeni në: ankesa.SAS@rks-gov.net
Njësia Kordinuese e Projektit siguron që ankesat e pranuara të shqyrtohen menjëherë për të adresuar shqetësimet e lidhura me projektin.
PROCEDURAT E MENAXHIMIT TË PUNËS PËR PROJEKTIN E REFORMËS SË NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË (P171098)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap ftesë publike për komente rreth dokumentit “Procedurat e Menaxhimit të Punës” për projektin e Reformës së Ndihmës Sociale në Kosovë i cili do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ju lutem që komentet e juaja t’i dërgoni deri më 24 gusht 2021, ora 16:00; në email adresën: mentor.morina@rks-gov.net
Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë implementohet dhe realizohet brenda Qendrave për Punë Sociale, të caktuara për të administruar Skemën e Ndihmës Sociale në të gjitha Komunat e Kosovës, SNS menaxhohen nga udhëheqësi i shërbimit të ndihmës sociale, i cili zgjidhet nga komuna.
Çdo individ apo familje që konsideron se i plotëson kriteret për ndihmë sociale dhe ka nevojë për informacione shtesë për Skemën e Ndihmës Sociale, mund t’i drejtohet Qendrës për Punë Sociale në komunën ku banon.
Kosova është e angazhuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili garanton të drejtat, lirinë qytetare dhe barazinë para ligjit për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se “të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe se askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë, për herë të parë është prezantuar në vitin 2000 dhe është rishqyrtuar më vitin 2003 dhe 2012. Skema është publike, universale dhe e financuar nga fondet publike. Kjo skemë është ngritur më qëllim të mbështetjes dhe ofrimit të ndihmës së përkohshme financiare për familjet që janë në varfëri.
Skema e Ndihmës Sociale në Kosovë rregullohet me Ligjin bazë Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, me Ligjin Nr. 04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë, dhe me një numër të caktuar të Udhëzimeve Administrative, të cilat janë përmendur te pjesa e infrastrukturës ligjore (aktet nënligjore) të Skemës së Ndihmës Sociale.
Bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë SNS-në, për të realizuar të drejtën në ndihmë sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, përjashtimisht, edhe shtetasit e huaj të cilët:
a) kanë leje qëndrimi,
b) personat në cilësinë e azilkërkuesit,
c) personat në cilësinë e refugjatit, dhe
d) personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese, dhe i plotësojnë
kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive vijuese:
Kategoria e parë – Familja në të cilën të gjithë anëtarët e familjes janë të varur dhe asnjëri prej tyre nuk është i punësuar; dhe
Kategoria e dytë – Familja me një anëtar të aftë për punë, me të paktën një fëmijë nën moshën 5 vjeç apo që kanë në përkujdesje të përhershme një jetim nën moshën 15 vjeç.
Përveç këtyre kritereve bazë, familjet (e të dy kategorive I dhe II) për të përfituar ndihmën sociale, nuk duhet të kenë në pronësi më shumë 0.5 hektarë tokë, të hyra financiare dhe të mira materiale të llogaritshme, ashtu siç është e përcaktuar me aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë Skemën e Ndihmës Sociale.
Autoriteti përgjegjës për zhvillimin e procedurave, përgatitjen e lëndës, verifikimin e gjendjes socio-ekonomike dhe përzgjedhjen apo refuzimin e familjes në Skemën e Ndihmës Sociale, është nëpunësi i Skemës së Ndihmës Sociale (menaxheri i rastit), ndërsa përgjegjësinë për vendimmarrje e ka udhëheqësi i Shërbimit të Skemës së Ndihmës Sociale, do të thotë niveli lokal – Qendra për Punë Sociale në komunën përkatëse. Ndërsa, niveli qendror (Ministria) harton politikat dhe strategjitë, infrastrukturën ligjore, ushtron kontroll dhe mbikëqyrje dhe siguron buxhetin për Skemën e Ndihmës Sociale në Kosovë.
Kohëzgjatja e shfrytëzimit të ndihmës sociale për familjet në Kategorinë I është 12 muaj, ndërsa për familjet në Kategorinë II është gjashtë muaj, me kusht që gjatë gjithë kësaj periudhe familjet në Kategorinë I dhe II, të jenë të përzgjedhshme, ashtu siç është paraparë me dispozita ligjore dhe nënligjore të SNS-së.
Përgjegjësitë e nivelit qendror për Skemën e Ndihmës Sociale;
Përgjegjësitë e nivelit qëndror (Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, konkretisht Departamenti të Skemave Sociale, (DPS) për Skemën e Ndihmës Sociale janë:
* Hartimi i politikave dhe planeve strategjike për zhvillimin dhe funksionimin e Skemës së
Ndihmës Sociale;
* Hartimi i infrastrukturës ligjore dhe rregullave nacionale për Skemën e Ndihmës Sociale;
* Hartimi i standardeve minimale për ofrimin e shërbimeve për ndihma sociale;
* Monitorimi, kontrollimi dhe inspektimi i cilësisë së këtyre shërbimeve, zbatimi i Ligjit dhe rregullave nacionale për SNS-në;
* Në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse planifikon dhe alokon mjetet e nevojshme buxhetore për pagesat e ndihmave sociale, sipas kërkesave të komunave-QPS-ve;
* Në rrethana të veçanta, kur niveli komunal (DKSHMS-QPS) nuk përmbush standardet minimale për ofrimin e ndihmave sociale, atëherë Ministria/DPSF mund ta kthejë përgjegjësinë e deleguar, për aq kohë sa e sheh të nevojshme (jo më tepër se një vit).
Përgjegjësitë e nivelit lokal;
Qendrat për Punë Sociale janë institucione të caktuara nga Ministria për të administruar Skemën e Ndihmës Sociale.1Aktualisht në çdo komunë të Kosovës ka nga një QPS, gjithsej 38 QPS, mirëpo me qëllim që këto shërbime të jenë edhe më afër qytetarëve, funksionojnë edhe dy njësi: Kodra e Trimave dhe Kodra e Diellit në Prishtinë (QPS-të në Prishtinë); dhe pesë (5) nënzyra: Gorazhdec
(Pejë); Prilluzhë (Vushtrri); Qabër (Zubin Potok); Lipa-Kelmend (Zveçan) dhe Cerajë (Leposaviq).
Përgjegjësitë e nivelit lokal, janë:
* Të themelojnë dhe mirëmbajnë Qendrat për Punë Sociale, të cilat mund të kenë një apo më shumë degë;
* Të vlerësojnë dhe identifikojnë nevojat në nivel komunal;
* Të menaxhojnë me asetet dhe stafin e QPS-së;
* Të zbatojnë infrastrukturën ligjore, rregullat nacionale dhe standardet minimale për ofrimin e shërbimeve për ndihma sociale;
* Të ofrojnë kushte, të dhëna dhe dokumentacion për kontroll dhe inspektim të Shërbimit të SNS-së për Njësinë e Auditorit të Brendshëm (NJAB) dhe Njësinë e Kontrollit dhe Mbikëqyrjes (NJKM);
* Të pranojnë, shqyrtojnë dhe nxjerrin aktvendime për njohjen apo mosnjohjen e të drejtës së parashtruesve të kërkesës për ndihmë sociale;
* Të hartojnë plane dhe raporte mujore, periodike dhe vjetore për SNS-në, të cilat i shqyrtojnë dhe miratojnë DPS/Ministri;
* Të ndajnë buxhet të mjaftueshëm për funksionimin normal të QPS-ve.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLC) përveç që i përcakton rregullat dhe procedurat për Skemën e Ndihmës Sociale (SNS), gjithashtu zhvillon dhe mirëmban sistemin e Tekonologjisë Informative (TI) e SNS-së. Sistemi i TI-së i SNS-së ka objektivin e dyfishtë të informimit, të hartimit të politikave dhe mbështetjes së zbatimit të metodës së shenjestrimit të SNS-së. Sistemi i menaxhimit dhe i informimit të SNS-së (baza e të dhënave ose regjistri), është i dizajnuar në qendër dhe mirëmbahet nga MFPT-ja. Funksionet e tij themelore përfshijnë mbështetjen e zbatimit të mekanizmit të shenjestrimit të TMT-së të SNS-së, gjenerimin e të dhënave për zhvillimin e politikave, monitorimin dhe vlerësimin. Sistemi i TI-së i SNS-së është dizajnuar në mënyrë të tillë që të shkëmbejë të dhëna me çdo lloj sistemi, me çdo lloj ndërfaqeje, nëse kanë një identifikues të përbashkët personal. Sistemi i TI-së i SNS-së është i lidhur dhe shkëmben të dhëna me ATK-në dhe ARC-në, dhe me shumicën e skemave të cilat menaxhohen nga MFPT-ja. Përmes sistemit të TI-së, kontrollohen/krahasohen në mënyrë elektronike (përmes sistemit të bazuar në ueb), të dhënat e përfituesve të SNS-së me të dhënat e përfituesve të Skemave Pensionale që menaxhohen nga MFPT-ja
Programi i lehonave të papuna dhe të punësuara- është mbështetje financiare që iu ndahet lehonave të papuna dhe të punësuara bazuar në Vendimi Nr.54/2021 mbi caktimin e kushteve
dhe kritereve për zbatimin e pjesshëm të masës 3.5 – Pagesat për lehonat të Pakos së Ringjalljes
Ekonomike dhe është pjesë e Masës së 3.5 “Mbështetje për Familjen”.Financimi i Skemës së Lehonave të papuna dhe të punësuara
Programi Shtesat për Lehona financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.Fillimi i Programit Shtesat për LehonaProgrami i Shtesave për Lehona të papuna dhe të punësuara ka filluar të realizohet në shtator të
vitit 2021, duke përfshirë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijë nga data 1 gusht 2021.Të drejtat në përfitime nga Programi Shtesat për LehonaTe drejtat dhe perfitimet nga Programi Shtesat për Lehona rregullohen me Vendimin Nr 54
/2021 mbi caktimin e kushteve dhe kritreve për zbatimin e pjesëshëm të masës 3.5, pagesa per
lehona dhe shtesa per femije te Pakos se Ringjalljes Ekonomike. Vendimi Nr 54-1 për plotësim
ndryshimin e Vendimit Nr 54-2022 dhe Udhëzuesin Zbatues të Nr. 18/2025.Të drejtë në përfitim dhe mbështetje në kuadër të Programit Shtesa për Lehona, për lehona të
papuna kanë të gjitha lehonat të cilat evidentohen si të papuna së paku nëntë (9) muaj në
Administratën Tatimore të Kosovës, në dymbëdhjetë (12) muajt e fundit para ditës së lindjes së
foshnjës.Të drejtë në përfitim dhe mbështetje në kuadër të Programit Shtesa për Lehona, për lehona të
punësuara kanë të gjitha lehonat e punësuara, të cilat evidentohen si të punësuara në kuadër të
Administratës Tatimore të Kosovës në më shumë se tre (3) muaj në dymbëdhjetë (12) muajt e
fundit para ditës së lindjes së foshnjës.Shuma e mbështetjes financiareShuma e përfitimit në kuadër të Programit Shtesa për Lehona është e rregulluar si në vijim:
a. Lehonat e papuna do të përfitojnë shumën prej 325.9 euro për gjashtë (6) muaj,
nga data e aplikimit dhe regjistrimit në platformën E-Kosova.
b. Lehonat e punësuara do të përfitojnë shumën prej 325.9 euro për tre (3) muaj,
nga data e aplikimit dhe regjistrimit në platformën E-Kosova.Kohëzgjatja e përfitimitKohëzgajtja e përfitimit për lehonat e papuna është gjashtë (6) muaj ndërsa për lehonat e
punësuara është tre (3) muaj nga data e lindjes së foshnjës.Aplikimi për programin Shtesat për LehonaAplikimi për të përfituar nga Programi Shtesat për Lehona bëhet në mënyrë elektronike, pëmes
shërbimit Familja, nën-shërbimi Aplikimi për Shtesa për Fëmijë në platformën elektronike
eKosova. https://ekosova.rks-gov.net/
Programi i Shtesave për Fëmijë- është mbështetje financiare për fëmijët nën moshën 16 vjeç
bazuar në Vendimin Nr. 55, datë 09.09.2021, mbi caktimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin
e pjesëshëm të Masës 3.5 – Shtesat për Fëmijë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është pjesë e
Masës së 3.5, “Mbështetje për Familjen”, e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Financimi i Programit Shtesat për Fëmijë
Programi Shtesa për Fëmijë financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Fillimi i Programi Shtesat të Fëmijëve?
Programi ka filluar të zbatohet në muajin shtator 2021 bazuar në Vendimin Nr. 55, datë
09.09.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe zbatimit të programit të Qeverisë së
Republikës së Kosovës. Në kuadër të cilit është përfshirë zbatimi i Masës 3.5- Pagesat Shtesa për
Fëmijë. Zbatimi i Programit është bërë në mënyrë progresive sipas grupmoshave të përcaktuara
me vendimin e cekur më lartë. Ndërsa nga muaji janar 2023 në këtë program janë përfshirë të
gjithë fëmijët e moshës nën 16 vjeç.
Të drejtat në përfitime nga Programi Shtesat për Fëmijë
Të drejtën në pëfitime dhe mbështetje në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë e kanë të
gjithë fëmijet deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeqare (16 vjeç) që kanë shtetësi dhe që janë
rezident në Republikën e Kosovës.
Te drejtat dhe perfitimet nga Programi i Shtesave për Fëmijë aktualisht rregullohen me
Vendimin Nr 55-4/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit Nr,55-1/2021, Vendimin
Nr.55-2/2022 dhe Vendimin Nr.55-3/22/23 mbi caktimin e kushteve dhe kritreve për zbatimin
e pjesëshëm të masës 3.5 – Shtesat për Fëmijë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Vendimi
nr.55-5/2024 për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit Nr,55-1/2021, Vendimin Nr.55-2/2022
Vendimin Nr.55-3/22/23, Vendimin 55-4/2024, Vendimin 55-5/2025 dhe Udhëzuesin Zbatues
të Nr. 18/2025.
Shuma e mbështetjes financiare
Shuma e përfitimit në kuadër të Programit të Shtesave për Fëmijë është e rregulluar si në vijim:
a. Familjet që kanë deri në dy (2) fëmijë nga mosha 0-16 vjeq do të përfitojnë
shumën pre 20.00 euro në muaj për secilin fëmijë.
b. Familjet që kanë tre (3) fëmije apo më shumë fëmijët të moshës 0-16 vjeq do të
përfitojnë shumnë prej 30.00 euro në muaj për secilin fëmijë.
Kohëzgjatja e përfitimit
Këtë të drejtë e realizojnë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeç.
Aplikimi për programin Shtesat për Fëmijë
Aplikimi për të përfituar nga Programi Shtesat për Fëmijë bëhet në mënyrë elektronike, pëmes
shërbimit Familja, nën-shërbimi Aplikimi për Shtesa për Fëmijë në platformën elektronike
eKosova. https://ekosova.rks-gov.net/
Skema për Përkrahje Materiale për Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të
Përhershme (FFAKP) – është përkrahje materiale familjeve të cilat ruajnë dhe përkujdesen për
fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme. Ky mandat rregullohet me Ligjin Nr. 03/L-022 për
Përkrahje Materiale Familjeve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme, neni 1.
Qëllimi i kësaj ndihme materiale është që t’u mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuar të
përhershme të bëjnë një jetë më normale në kushtet që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë
jetën e tyre.
Financimi i Skemës së FFAKP-së
Skema e FFAKP-së financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës.
Kur ka filluar të funksionoi Skema e FFAKP-së?
Skema e FFAKP-së ka filluar të funksionoi në qershor të vitit 2009, duke ua njohur të drejtën në
përfitim nga muaji janar 2009, bazuar në Ligjin Nr. 03/L-022 për Përkrahje Materiale Familjeve
të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme.
Kriteret për të përfituar
E drejta për të përfituar nga kjo skemë u takon fëmijëve më aftësi të kufizuar të përhershme të
moshës 1-18 vjeçare, që janë banor të Republikës së Kosovës dhe janë me aftësi të kufizuar të
përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore, ku
për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh.
Përkrahjen materiale mund ta realizojë familja, pa marrë parasysh gjendjen
materiale të saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme.
Shuma e ndihmës materiale për një fëmijë
E drejta në ndihmë materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme realizohet
në formë të përkrahjes financiare në para, ku shuma materiale për një (1) fëmijë është njëqind e
njëzet (120) euro në muaj.
Kohëzgjatja e shfrytëzimit të përkrahjes materiale
Familjes që i është njohur e drejta për të përfituar nga kjo skemë, këtë të drejtë e realizon deri sa
fëmija të mbushë moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, me kusht që të mos ketë ndryshime që sipas
legjislacionit në fuqi e bëjnë të papërzgjedhshme.
Parashtrimi i kërkesës dhe njohja e të drejtës
Parashtrimi i kërkesës bëhet në Qendrën për Punë Sociale, në komunën ku familja/fëmija me aftësi
të kufizuara banon/e ka vendbanim të përhershëm.
Qendra për Punë Sociale ka mandat të nxjerr aktvendim, me të cilin i njihet e drejta për ndihmë
materiale prindit ose kujdestarit me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, bazuar
në dokumentacionin e bashkangjitur në kërkesë dhe në ekspertizën e Komisionit Mjekësor.
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka hartuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të
Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë, i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së
Kosovës me Vendimin nr. 06/224 datë 11.10.2024. si dhe vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe
Transfereve nr. 60.2024 dt. 11.10.2024 mbi kushtet dhe kriteret e përfitimit.
Programi për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë elektrike, i dedikohet adresimit të
sfidave unike me të cilat përballen konsumatorët që identifikohen si të cenueshëm në qasjen dhe përballimin
e shërbimeve të energjisë elektrike. Qëllimi i programit është të sigurojë që të gjithë konsumatorët në nevojë
të kenë qasje të barabartë në energji elektrike të përballueshme. Nëpërmjet këtij programi Qeveria e
Republikës së Kosovës synon të fuqizojë konsumatorët e cenueshëm, duke ofruar mbështetje financiare
përmes subvencionimit të energjisë elektrike, që rezulton në zbutjen e barrës së shpenzimeve të energjisë
elektrike.
Identifikimi i konsumatorëve të cenueshëm: Programi synon të identifikojë konsumatorët e cenueshëm
që kualifikohen për subvencionim të energjisë elektrike bazuar në kritere objektive si të hyrat e ulëta. Grupi
punues ka vendosur të përdorë testin e të hyrave si një qasje për të identifikuar konsumatorët e cenueshëm
sepse kjo qasje na lejon t’i drejtojmë mjetet financiare për ata që kanë më së shumti nevojë. Vlerësimi i
nivelit të hyrave mundëson kritere objektive për përcaktimin e përfituesve dhe siguron që ndihma arrin te
familjet me të hyra më të ulëta, të cilat mund të përballen me vështirësi financiare. Kjo qasje thjeshton
procesin e identifikimit, promovon shpërndarjen efikase të burimeve, dhe nxit barazinë dhe konsistencën
në identifikimin e konsumatorëve të cenueshëm.
Sigurimi i shpërndarjes së barabartë të subvencioneve: Objektivë tjetër e programit është sigurimi që
subvencionet e energjisë elektrike të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të arrijnë tek ata që vërtet kanë
nevojë për ndihmë. Formula për kalkulimin e subvencioneve si dhe zbatimi i mekanizmit verifikues, sikurse
konfirmimi i të hyrave të aplikantëve nga Komisioni Zbatues në bashkëpunim me institucionet përkatëse,
mundësojnë shpërndarjen e barabartë të subvencioneve.
Sigurimi i energjisë elektrike të përballueshme: Objektivë tjetër e programit është të sigurojë që
konsumatorët e cenueshëm të kenë qasje në energji elektrike të përballueshme. Programi synon të lehtësojë
barrën financiare përmes subvencionimit të energjisë elektrike
Subvencionimi i energjisë elektrike ne kuadër te programit për mbrojtjen e konsumatorëve te cenueshëm
për vitin 2024-2025 është bere për 91,833 familje.
Kriteret e Perfitimit
Për të përfituar nga subvencionimi, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të KS me banim të
përhershëm ne RKS, ose shtetas i huaj me leje qëndrim të përhershëm te RKS; Të hyrat mesatare mujore
për periudhën e fundit një vjeçare (korrik 2023-qershor 2024) të mos jene me shume se 150 euro për anëtar
të ekonomisë familjare; Vlera e Aseteve në pronësi të ekonomisë familjare të jete e barabarte ose me pak
se njëqind mijë euro (100,000.00).