Divizioni për Shërbime Sociale dhe Familjare

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare janë:

  • Propozon, harton dhe bën politika dhe legjislacion për çështjet e ndërlidhura me funksionimin e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Harton, monitoron dhe bën zbatimin e standardeve minimale të shërbimeve sociale dhe familjare duke mos u kufizuar vetëm në: personat me aftësi të kufizuara, personat e moshuar dhe viktimat e dhunës në familje;
  • Monitoron pagesat që realizohen nga niveli qendror;
  • Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerëson të dhënat për kategoritë dhe shërbimet nga fusha e shërbimeve sociale dhe familjare, duke përfshirë institucionet publike, private dhe organizatat jo qeveritare;
  • Koordinon aktivitetet me organet komunale dhe monitoron punën e shërbimeve sociale dhe familjare në Qendrat për Punë Sociale dhe institucionet e përkujdesjes sociale dhe familjare;
  • Bashkëpunon me organizatat jo qeveritare dhe sektorin privat në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Shqyrton dhe monitoron kërkesat e Qendrave për Punë Sociale për vendosjen e rasteve dhe klientëve në institucionet rezidenciale dhe qendrat e përkujdesjes sociale dhe familjare;
  • Ofron mbështetje dhe monitoron shërbimet e institucioneve rezidenciale dhe shtëpive të komunitetit për persona me aftësi të kufizuara dhe persona të moshuar;
  • Koordinon dhe harton programet kundër dhunës në familje, sanimin e marrëdhënieve familjare, fuqizimin e familjes dhe marrëdhënieve familjare;
  • Koordinon dhe merr pjesë në hartimin e programeve të ofrimit të shërbimeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe krimeve seksuale;
  • Bashkëpunon në mënyrë të ndërsjellë me institucionet vendore dhe mekanizmat ndërkombëtarë, për ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët në nevojë sociale;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për shërbime sociale dhe familjare.

Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

 

Kontakti:

Udhëheqëse e Divizionit për Shërbime Sociale dhe Familjare

Znj. Adile Shaqiri

E-mail: adile.shaqiri@rks-gov.net

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors