Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare
Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare janë:
Inspekton dhe monitoron zbatimin e dispozitave ligjore dhe standardet minimale të shërbimeve sociale dhe familjare, si dhe Kodin e Etikës për ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori publik dhe jo qeveritar;
Inspekton ambientet e punës, dokumentacionin e licencimit për ofruesit e shërbimeve dhe kontrollon procesin e menaxhimit të rasteve, nga ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare nga sektori publik dhe jo qeveritar;
Kontrollon zbatimin e procedurave ligjore dhe Procedurave Standarde të Veprimit për vendosjen, strehimin dhe menaxhimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në institucionet rezidenciale dhe ditore;
Harton raportet e inspektimit dhe ofron rekomandime për masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë nga menaxhmenti për eliminimin e dobësive dhe gabimeve gjatë ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare;
Propozon dhe ofron rekomandime për ndryshim apo plotësim të standardeve minimale të aprovuara si dhe hartimin e standardeve tjera për fushëveprimin e divizionit;
Ndërmerr veprime konkrete në përputhje me ligjin, për shqiptimin e masave për personat fizik dhe juridikë që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare, si dhe inicion procedurë varësisht nga shkeljet e detyrave të punës që janë bërë nga ofruesit e shërbimeve sociale dhe familjare;
Harton raportet periodike për aktivitetet e kontrollit dhe inspektimit.
Udhëheqësi i Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare, raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Kontakti:
Udhëheqëse e Divizionit për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare