Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve janë:
Propozon dhe harton politikat dhe legjislacionin për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
Harton, monitoron dhe siguron zbatimin e standardeve minimale për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
Përcakton standardet për themelimin dhe funksionimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës;
Monitoron dhe siguron zbatimin e legjislacionit dhe standardeve minimale për shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe strukturave institucionale të kujdesit dhe mbrojtjes sociale dhe familjare në nivel qendror dhe lokal;
Koordinon dhe monitoron aktivitetet për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve me Qendrat për Punë Sociale dhe Shtëpitë për Mbrojtje të Fëmijëve;
Bashkëpunon me organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe monitoron ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve nga sektori joqeveritar i licencuar dhe kontraktuar nga Ministria;
Harton, monitoron dhe bën zbatimin e standardeve dhe procedurave për format themelore të mbrojtjes sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar dhe adoptim;
Zhvillon programe të mbrojtjes dhe të riintegrimit për fëmijët e braktisur, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët në situatë rruge, fëmijët në format e rënda të punës, fëmijët e keqtrajtuar, fëmijët e neglizhuar, fëmijët dhe të rinjtë me sjellje asociale, fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara;
Harton standardet dhe monitoron funksionimin e Tryezave të Menaxhimit të Rasteve, në ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve;
Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerëson të dhënat për fëmijët dhe të rinjtë në sistemin e mbrojtjes sociale në bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
Koordinon dhe monitoron pagesat e realizuara nga skemat për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë sociale;
Menaxhon bazën e të dhënave për fëmijët dhe të rinjtë që janë të regjistruar dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe shërbime sociale;
Ofron mbështetje profesionale për Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, në funksion të edukimit të vazhdueshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për ofruesit individual të shërbimeve sociale dhe familjare;
Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, të të gjitha strukturave institucionale, që kanë detyrë dhe përgjegjësi mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, në nivel qendror dhe lokal;
Krijon një sistem të konsoliduar të menaxhimit, raportimit dhe monitorimit të cilësisë së shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, dhe
Zhvillon dhe monitoron zbatimin e programeve dhe standardeve për format themelore të mbrojtjes juridike e sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar strehim rezidencial, shtëpitë me bazë në komunitet, adoptim, si dhe për të rinjtë në kuadër të formës jetesa e pavarur e mbikëqyrur.
Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Kontakti:
Udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve