Divizioni për Planifikim, Trajnim dhe Licencim

Divizioni për Planifikim, Trajnim dhe Licencim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim janë:

  • Menaxhon dhe koordinon procesin e regjistrimit dhe licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për subjektet juridike dhe ofruesit individual të licensuar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Identifikon dhe vlerëson nevojat për trajnimet e punëtorëve social dhe stafit të institucioneve, të cilat janë ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Identifikon nevojat për financim nga fondet e BE-së dhe donatorët e tjerë të cilët ofrojnë mbështetje për trajnime në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Propozon plane dhe programe për ngritjen e aftësive profesionale të zyrtarëve të shërbimeve sociale dhe punëtorëve social;
  • Harton standardet e profesionit dhe moduleve të trajnimit, për akreditim të programit të trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm;
  • Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunon me organizata për zbatimin e programeve të trajnimit në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim, raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Kontakti:

Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim

  1. Skender Jahaj

E-mail: skender.jahaj@rks-gov.net

Adresa: Rr.  UÇK Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors