Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim janë:
Menaxhon dhe koordinon procesin e regjistrimit dhe licencimit të ofruesve të shërbimeve sociale dhe familjare;
Menaxhon bazën e të dhënave për subjektet juridike dhe ofruesit individual të licensuar në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
Identifikon dhe vlerëson nevojat për trajnimet e punëtorëve social dhe stafit të institucioneve, të cilat janë ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare;
Identifikon nevojat për financim nga fondet e BE-së dhe donatorët e tjerë të cilët ofrojnë mbështetje për trajnime në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare;
Propozon plane dhe programe për ngritjen e aftësive profesionale të zyrtarëve të shërbimeve sociale dhe punëtorëve social;
Harton standardet e profesionit dhe moduleve të trajnimit, për akreditim të programit të trajnimit dhe edukimit të vazhdueshëm;
Koordinon aktivitetet dhe bashkëpunon me organizata për zbatimin e programeve të trajnimit në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim, raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Kontakti:
Udhëheqësi i Divizionit për Planifikim, Trajnim dhe Licencim