Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve

Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve janë:

  • Propozon dhe harton politikat dhe legjislacionin për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Harton, monitoron dhe siguron zbatimin e standardeve minimale për ofrimin e shërbimeve të mbrojtjes sociale dhe familjare për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Përcakton standardet për themelimin dhe funksionimin e Shtëpive për Mbrojtjen e Fëmijës;
  • Monitoron dhe siguron zbatimin e legjislacionit dhe standardeve minimale për shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
  • Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve dhe strukturave institucionale të kujdesit dhe mbrojtjes sociale dhe familjare në nivel qendror dhe lokal;
  • Koordinon dhe monitoron aktivitetet për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve me Qendrat për Punë Sociale dhe Shtëpitë për Mbrojtje të Fëmijëve;
  • Bashkëpunon me organizata vendore dhe ndërkombëtare dhe monitoron ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve nga sektori joqeveritar i licencuar dhe kontraktuar nga Ministria;
  • Harton, monitoron dhe bën zbatimin e standardeve dhe procedurave për format themelore të mbrojtjes sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar dhe adoptim;
  • Zhvillon programe të mbrojtjes dhe të riintegrimit për fëmijët e braktisur, fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët në situatë rruge, fëmijët në format e rënda të punës, fëmijët e keqtrajtuar, fëmijët e neglizhuar, fëmijët dhe të rinjtë me sjellje asociale, fëmijët e pashoqëruar dhe fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara;
  • Harton standardet dhe monitoron funksionimin e Tryezave të Menaxhimit të Rasteve, në ofrimin e shërbimeve për mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve;
  • Hulumton, mbledh, sistemon, analizon dhe vlerëson të dhënat për fëmijët dhe të rinjtë në sistemin e mbrojtjes sociale në bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
  • Koordinon dhe monitoron pagesat e realizuara nga skemat për mbështetjen e fëmijëve dhe të rinjve në nevojë sociale;
  • Menaxhon bazën e të dhënave për fëmijët dhe të rinjtë që janë të regjistruar dhe që kanë nevojë për mbrojtje dhe shërbime sociale;
  • Ofron mbështetje profesionale për Këshillin e Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, në funksion të edukimit të vazhdueshëm dhe ngritjen e kapaciteteve për ofruesit individual të shërbimeve sociale dhe familjare;
  • Bën ngritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, të të gjitha strukturave institucionale, që kanë detyrë dhe përgjegjësi mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, në nivel qendror dhe lokal;
  • Krijon një sistem të konsoliduar të menaxhimit, raportimit dhe monitorimit të cilësisë së shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, dhe
  • Zhvillon dhe monitoron zbatimin e programeve dhe standardeve për format themelore të mbrojtjes juridike e sociale për fëmijët në kujdestari, strehim familjar strehim rezidencial, shtëpitë me bazë në komunitet, adoptim, si dhe për të rinjtë në kuadër të formës jetesa e pavarur e mbikëqyrur.

Udhëheqësi i Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve raporton tek Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare.

Kontakti:

Udhëheqëse e Divizionit për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve

Znj. Magbule Koci

E-mail: magbule.koci@rks-gov.net

Adresa: Rr.  UÇK, Qafa 1, pn, 10000 Prishtinë, Kosovë

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors