Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare
Misioni i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare është që shërbimet sociale dhe familjare të jenë cilësore dhe të qasshme për qytetarët në nevojë sociale.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare janë:
Propozon, harton dhe bën zbatimin e legjislacionit parësor dhe dytësor, nga fushëveprimi i shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve;
Propozon dhe harton politikat, programet dhe strategjitë për shërbime sociale dhe familjare, mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve;
Koordinon planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit për shërbime sociale dhe familjare në nivel qendror;
Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e standardeve minimale për shërbime sociale dhe familjare;
Menaxhon me skemat e përfitimeve për pagesat e strehimit familjar dhe kategoritë e tjera, sipas kërkesave të Ministrisë;
Koordinon dhe mbështet punën e panelit/bordit për vendosjen e fëmijëve në strehim familjar dhe adoptim;
Ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Këshillin përkatës për Shërbime Sociale dhe Familjare, për licencimin dhe trajnimin e ofrueseve individualë të shërbimeve sociale dhe familjare;
Bashkëpunon me palët e interesuara për avancimin dhe ngritjen profesionale dhe të kapaciteteve të stafit të ofruesve publikë dhe jo qeveritarë, si ofrues të shërbimeve sociale dhe familjare;
Licencon dhe mban regjistrin e subjekteve juridike publike, organizatave jo qeveritare, sektorit privat dhe individëve të cilat ofrojnë shërbime sociale dhe familjare;
Inspekton shërbimet sociale dhe familjare.
Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.
Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare përbëhet nga divizionet si në vijim:
Divizioni për Shërbime Sociale dhe Familjare;
Divizioni për Mbrojtje të Fëmijëve dhe të Rinjve,
Divizioni për Planifikim, Licencim dhe Trajnim, dhe
Divizioni për Inspektimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare.
Kontakti:
Drejtori i Departamentit për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare