Siguria dhe shëndeti në punë është pjesë përbërëse e organizimit të procesit të punës.
Rregullat bazë për sigurinë dhe shëndetin në punë përcaktohen me legjislacion (ligjet dhe rregulloret) dhe standardet e sigurisë teknike. Legjislacioni i Kosovës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë është harmonizuar gradualisht me sistemin ligjor të Bashkimit Evropian, sipas zotimeve nga Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit. Përveç kësaj, kjo pjesë e legjislacionit të Kosovës kryesisht zbaton parimet e Konventave të ratifikuara të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Legjislacioni i ri i Kosovës në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë paraqet qasje moderne për mbrojtjen e punëtorëve në punë, për krijimin e kushteve të mira të punës, mbarëvajtjes dhe mirëqenies, parandalimin efektiv të aksidenteve, promovimin e mjedisit të shëndetshëm.
Ligji nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë LIGJI NR. 04/L-161 PËR SIGURINË DHE SHËNDETIN NË PUNË përmban parimet e përgjithshme për parandalimin e rreziqeve profesionale, eliminimin e faktorëve të rrezikut dhe aksidenteve, informimin, konsultimin, pjesëmarrjen e balancuar në përmirësimin e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në punë, trajnimin e të punësuarve, përfaqësuesve të tyre dhe udhëzime të përgjithshme për zbatimin e këtyre parimeve.
Ligji plotësohet me një numër të akteve nënligjore – Rregulloreve individuale duke ofruar kërkesa specifike për sigurinë dhe shëndetin në punë për fusha dhe tema të veçanta, të nxjerra për fuqizimin e Ligjit për SShP-
Për më shumë informata, rreth aspekteve tjera të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë, ju lutemi ndjekni linqet përkatëse.