Kërkesat për kandidatët
Kandidati që duhet të certifikohet si trajner për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret e mëposhtme:
- Ka një Certifikatë të vlefshme të Ekspertit;
- Ka punuar së paku 2 vjet si ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë;
- Ka përfunduar një kurs trajnimi të specializuar në lidhje me trajnimin e të rriturve, i cili ka zgjatur të paktën 20 orë.
Procedura e aplikimit për certifikim
Kandidati duhet të dorëzojë në Sekretariat aplikimin që përmban informacionin e mëposhtëm:
- Emrin dhe mbiemrin e kandidatit;
- Numrin e letërnjoftimit;
- Detajet e kontaktit – adresa, numri i telefonit dhe adresa e-mail;
- Informacion për kursin e specializuar të trajnimit në lidhje me trajnimin e të rriturve;
- Pohimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e aplikuesit;
- Datën e aplikimit;
- Listën e dokumenteve të bashkangjitura.
Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:
- Kopje të Certifikatës së vlefshme të Ekspertit;
- Dëshmi për kursin e specializuar të trajnimit në lidhje me trajnimin e të rriturve;
- Kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- Kopje e pagesës së tarifës së përcaktuar.
- Shkarko kërkesën: Kërkesë për Certifikimin e Trajnerëve për SSHP
Dorëzimi i të dhënave të pavërteta nga aplikanti mund të jetë arsye për diskualifikim nga procesi i certifikimit, ose për tërheqjen e Certifikatës së lëshuar të Trajnerit, nëse kjo zbulohet më vonë.
Tarifa administrative për certifikim
Tarifa administrative për certifikim është 50 euro.
Tërheqja e Certifikatës së Trajnerit
Vendimi për tërheqjen e certifikatës së trajnerit merret nga Komisioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë në bazë të propozimit të Inspektoratit të Punës në rastet e mëposhtme:
- Nëse inspektori i punës ka dëshmi se trajneri për sigurinë dhe shëndetin në punë ka kryer aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ose aktet nënligjore përkatëse;
- Nëse inspektori i punës ka dëshmi se trajneri për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk e ka ofruar trajnimin në përputhje me këtë Rregullore.
Komisioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mund ta tërheqë Certifikatën e Trajnerit pasi të verifikojë se:
- Trajneri për sigurinë dhe shëndetin në punë ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
- Personi nuk i plotëson kushtet e nevojshme për lëshimin e Certifikatës së Trajnerit;
- Është tërhequr Certifikata e Ekspertit e trajnerit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Vendimi për tërheqjen e Certifikatës së Trajnerit merret në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të arsyeve për tërheqjen.
Nëse tërhiqet Certifikata e Trajnerit, personi mund të aplikojë për një Certifikatë të re të Trajnerit, jo më parë se njëzet e katër (24) muaj nga data e tërheqjes së Certifikatës së Trajnerit.
Lista e trajnereve per Sigurine dhe Shendetin ne Pune
Informatat kontaktuese:
Sekretariati;
Departamenti i Punës dhe Punësimit, Sheshi “ Edit Durham” Prishtinë
Orët për konsultim:
09:00 deri 11:00 – 13:30 deri 15:00
Info.sshp@rks-gov.net