Kushtet për kandidatët (personat juridik);
- Të regjistrohet si subjekt juridik sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë;
- Të ketë punësuar së paku tre (3) ekspertë për sigurinë dhe shëndetin në punë si garanci për saktësinë profesionale të shërbimeve të ofruara;
- Të ketë kornizë organizative dhe procedura të shkruara pune për të gjitha shërbimet që ofrohen për punëdhënësit, si vlerësimi i riskut në vendin e punës, sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, planifikimi emergjent , inspektimin dhe testimin e pajisjeve të punës, etj;
- Të ketë mundësi të sigurojë matjet teknike dhe profesionale të faktorëve të riskut në vendin e punës si zhurma, dridhjet, kimikatet, pluhuri, energjia elektrike dhe të tjera, të përcaktuara me akte nënligjore dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për akreditim.
Procedura e aplikimit për licencim
- Personat juridik do të aplikojnë duke dorëzuar informacionin e mëposhtëm:
- Emrin e subjektit juridik;
- Numrin e regjistrimit të subjektit juridik;
- Informatat e kontaktit të subjektit juridik: adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike;
- Emrin, mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
- Llojin e licencës për të cilën aplikon subjekti juridik;
- Listën e ekspertëve të punësuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë emrat, mbiemrat, numrat e letërnjoftimit të tyre, numrin e Certifikatave të Ekspertëve, periudhën e validitetit të Certifikatave të Ekspertëve;
- Listën e shërbimeve të ofruara;
- Konfirmimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e personit përgjegjës juridik;
- Datën e aplikimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten në formularin e aplikimit janë si më poshtë:
- Kopjen e regjistrimit të subjektit juridik;
- Kopjen e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
- Kopje të Certifikatave të Ekspertëve;
- Kornizën organizative dhe procedura të shkruara pune për të gjitha shërbimet që ofrohen për punëdhënësit, si vlerësimi i riskut në vendin e punës, sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ne punë, planifikimi emergjent, inspektimin dhe testimin e paisjeve të punës;
- Dëshminë e mundësisë për të siguruar matjet teknike të faktorëve të riskut në vendin e punës;
- Kopjen e pagesës së tarifës së përcaktuar.
- Shkarko Kërkesën për Licencimin e Shërbimeve për SSHP në linkun në vijim:
Kerkese per Licencimin e sherbimeve dhe qendrave te trajnimit per SSHP
Kushtet specifike për shërbimet e licensuara të SSHP
Shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë duhet ta informojnë Sekretariatin për çdo ndryshim që mund të ndryshojë kushtet në të cilat lëshohen licencat veçanërisht për ndryshimin e shkathtësive profesionale dhe pajisjeve të punës, të dhënave të kontaktit, personave përgjegjës etj.
Shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë janë t
ë detyruar që deri me datë 1 të muajit shkurt të vitit vijues të dorëzojnë informacionin për kompanitë që punojnë në industritë me risk të lartë, në të cilat shërbimet për SSHP kanë dhënë vlerësimin e riskut, duke përfshirë numrin e vlerësimeve të dhëna për çdo kompani.
Tërheqja e licencës së shërbimit SSHP
Vendimi për tërheqjen e Licencës së Shërbimit merret nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, bazuar në vendimin e Inspektoratit të Punës, në rastet e mëposhtme:
- Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë ka kryer aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në punë ose aktet nënligjore përkatëse;
- Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk e ka kryer punën dhe ka rrezikuar të punësuarit ose personat e tjerë, ose ka ndodhur një aksident fatal ose dëmtim serioz për shkak të neglizhencës së vet.
- Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimet ofrohen nga personat e pakualifikuar dhe persona pa Certifikatë të Ekspertit.
- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në vendimin e Komisionit përkatës të MFPT-së mund ta tërheq Licencën e Shërbimit pasi të verifikoj se:
- Shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
- Subjekti juridik nuk i plotëson më kushtet e nevojshme për lëshimin e Licencës së Shërbimit;
- Ka marrë një kërkesë nga vetë subjekti juridik.
Informatat për pagesë
Tarifa administrative për Licencën e Shërbimit është 200 euro.
Linku: Kompanitë e licensuara për Sigurine dhe Shëndetin në Punë
Informatat kontaktuese:
Sekretariati; Departamenti i Punës dhe Punësimit,
Sheshi “ Edit Durham” Prishtinë
Orët për konsultim: 09:00 deri 11:00 – 13:30 deri 15:00
Info.sshp@rks-gov.net