Klikimi në këtë pjesë do të detajoj të drejtat e punëtorëve lidhur me pushimin ditor, javor dhe vjetor. Do të qartësohen dispozitat specifike të ligjit lidhur me pushimin në fjalë. Kjo do të reflektoj edhe qartësime bazuar në problemet që hasen më së shumti në praktikë, siç është mos-shfrytëzimi adekuat i pushimit ditor. Keqkuptime lidhur me pushimin vjetor veçanërisht me pjesën e 4 javëve pushim vjetor të cilat janë të garantuara me ligj, nga të cilat 2 javë duhet të shfrytëzohen në mënyrë të pandërprerë, të tjerat mund të përdoren edhe në forma më të fragmentuara. Do të detajohet që pushimi vjetor nuk e mbulon pushimin javor. Përveç këtyre të dhënave zyrtarët e divizionit do ta pasurojnë faqen edhe me informacione të tjera relevante të kësaj natyre. Do të vendoset edhe një link që drejton tek shabllonet lidhur me organizimin e pushimit ditor, javor dhe vjetor.
Ekzistojnë rregulla të caktuara për pushimet ditore, javore dhe periudhat e tjera të pushimit. Qëllimi është të sigurohet kohë e mjaftueshme e pushimit për të punësuarit.
Të punësuarit kanë të drejtën e pushimit:
Ditor:
Gjatë ditës së punës, me orar të plotë të pandërprerë të punës, në kohëzgjatje më së paku prej tridhjetë (30) minutash, i cili nuk mund të caktohet në fillim apo në mbarim të kohës së punës.
I punësuari ka të drejtë në pushim ditor midis dy (2) ditëve të njëpasnjëshme të punës në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pa ndërprerë.
Për punë më gjatë se katër (4) orë, dhe më pak se gjashtë (6) orë në ditë, ka të drejtë për pushim gjatë punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) minutash.
Javor:
I punësuari ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku njëzetekatër (24) orë pandërprerë.
Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e pushimit javor, atij duhet t’i sigurohet një ditë pushimi gjatë javës së ardhshme.
Pushimi vjetor:
– I punësuari gjatë çdo viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër (4) javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar.
– Orarin e shfrytëzimit të pushimit vjetor e përcakton punëdhënësi në marrëveshje me punëtorin, në pajtim me ligjin, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratën e Punës.
*Është e rëndësishme të ceket se koha e pushimit e përcaktuar më lartë konsiderohet si kohë e kaluar në punë.
Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se në raste të caktuar i punësuari mund të mungoj nga puna me pagesë:
– pesë (5) ditë në rast të martesës së tij;
– pesë (5) ditë në rast të vdekjes së anëtarit të ngushtë të familjes;
– tri (3) ditë për lindje të fëmiut;
– në rastet e tjera të përcaktuara me Kontratën Kolektive, Aktin e Brendshëm dhe Kontratën e Punës;
– një (1) ditë pune për çdo rast të dhënies vullnetare të gjakut.
Sa i përket pushimit të lehonisë, femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve të pushimit të lehonisë shfrytëzimi i të cilit mund të fillojë deri në dyzetepesë (45) ditë para datës kur pritet të lind.
Shih më poshtë shabllone të pushimit vjetor:
– Udhëzues për plotësimin e shabllonit të pushimit vjetor(word)
– Tabela e pushimit vjetor(exel)