Personat e përfshirë në vlerësimin e riskut në vendin e punës

Është detyrë e punëdhënësit që të organizojë vlerësimin e riskut në vendin e punës dhe të vendosë se kush do ta kryejë vlerësimin e riskut në vendin e punës në kompaninë e tij/saj.

Në varësi të madhësisë së kompanisë dhe industrisë ku punon kompania, vlerësimi i riskut në vendin e punës mund të sigurohet nga:

Personat që zotërojnë kualifikim themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë;
Personat që zotërojnë kualifikim të avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë;
Personat që zotërojnë certifikatë të ekspertit për sigurinë dhe shëndetin në punë;
Kompani të licencuara si shërbime për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përfshirja e një eksperti ose shërbimi të jashtëm të sigurisë dhe shëndetit në punë nuk e zvogëlon përgjegjësinë e punëdhënësit.

Personi që kryen vlerësimin e riskut në vendin e punës duhet të përfshijë në këtë proces përfaqësuesin e besuar ose përfaqësuesin e të punësuarve dhe të punësuarin që punon në vendin përkatës të punës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors