Licencimi i shërbimeve për sigurinë dhe shëndetin në punë

Kushtet për kandidatët (personat juridik);

  • Të regjistrohet si subjekt juridik sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë;
  • Të ketë punësuar së paku tre (3) ekspertë për sigurinë dhe shëndetin në punë si garanci për saktësinë profesionale të shërbimeve të ofruara;
  • Të ketë kornizë organizative dhe procedura të shkruara pune për të gjitha shërbimet që ofrohen për punëdhënësit, si vlerësimi i riskut në vendin e punës, sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë, planifikimi emergjent , inspektimin dhe testimin e pajisjeve të punës, etj;
  • Të ketë mundësi të sigurojë matjet teknike dhe profesionale të faktorëve të riskut në vendin e punës si zhurma, dridhjet, kimikatet, pluhuri, energjia elektrike dhe të tjera, të përcaktuara me akte nënligjore dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për akreditim.

Procedura e aplikimit për licencim

  • Personat juridik do të aplikojnë duke dorëzuar informacionin e mëposhtëm:
  • Emrin e subjektit juridik;
  • Numrin e regjistrimit të subjektit juridik;
  • Informatat e kontaktit të subjektit juridik: adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike;
  • Emrin, mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
  • Llojin e licencës për të cilën aplikon subjekti juridik;
  • Listën e ekspertëve të punësuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë emrat, mbiemrat, numrat e letërnjoftimit të tyre, numrin e Certifikatave të Ekspertëve, periudhën e validitetit të Certifikatave të Ekspertëve;
  • Listën e shërbimeve të ofruara;
  • Konfirmimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e personit përgjegjës juridik;
  • Datën e aplikimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten në formularin e aplikimit janë si më poshtë:

  • Kopjen e regjistrimit të subjektit juridik;
  • Kopjen e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
  • Kopje të Certifikatave të Ekspertëve;
  • Kornizën organizative dhe procedura të shkruara pune për të gjitha shërbimet që ofrohen për punëdhënësit, si vlerësimi i riskut në vendin e punës, sistemi i menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit ne punë, planifikimi emergjent, inspektimin dhe testimin e paisjeve të punës;
  • Dëshminë e mundësisë për të siguruar matjet teknike të faktorëve të riskut në vendin e punës;
  • Kopjen e pagesës së tarifës së përcaktuar.
  • Shkarko Kërkesën për Licencimin e Shërbimeve për SSHP në linkun në vijim:
    Kerkese per Licencimin e sherbimeve dhe qendrave te trajnimit per SSHP

Kushtet specifike për shërbimet e licensuara të SSHP

Shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë duhet ta informojnë Sekretariatin për çdo ndryshim që mund të ndryshojë kushtet në të cilat lëshohen licencat veçanërisht për ndryshimin e shkathtësive profesionale dhe pajisjeve të punës, të dhënave të kontaktit, personave përgjegjës etj.

Shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë janë t

ë detyruar që deri me datë 1 të muajit shkurt të vitit vijues të dorëzojnë informacionin për kompanitë që punojnë në industritë me risk të lartë, në të cilat shërbimet për SSHP kanë dhënë vlerësimin e riskut, duke përfshirë numrin e vlerësimeve të dhëna për çdo kompani.

Tërheqja e licencës së shërbimit SSHP

Vendimi për tërheqjen e Licencës së Shërbimit merret nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve,  bazuar në vendimin e Inspektoratit të Punës, në rastet e mëposhtme:

  • Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë ka kryer aktivitete  në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në punë ose aktet nënligjore përkatëse;
  • Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë nuk e ka kryer punën dhe ka rrezikuar të punësuarit ose personat e tjerë, ose ka ndodhur një aksident fatal ose dëmtim serioz për shkak të neglizhencës së vet.
  • Nëse Inspektori i punës ka dorëzuar dëshmi se shërbimet ofrohen nga personat e pakualifikuar dhe persona pa Certifikatë të Ekspertit.
  • Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në vendimin e Komisionit përkatës të MFPT-së mund ta tërheq Licencën e Shërbimit pasi të verifikoj se:
  • Shërbimi për sigurinë dhe shëndetin në punë ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
  • Subjekti juridik nuk i plotëson më kushtet e nevojshme për lëshimin e Licencës së Shërbimit;
  • Ka marrë një kërkesë nga vetë subjekti juridik. 

Informatat për pagesë

Tarifa administrative për Licencën e Shërbimit është 200 euro.


Linku: Kompanitë e licensuara për Sigurine dhe Shëndetin në Punë

Informatat kontaktuese:  

Sekretariati; Departamenti i Punës dhe Punësimit,

Sheshi “ Edit Durham” Prishtinë

Orët për konsultim: 09:00 deri 11:00  – 13:30 deri 15:00  

Info.sshp@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors