Licencimi i Qendrave të Trajnimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Kërkesat për kandidatët

Kushtet që duhet të përmbushen nga aplikanti për Licenca të Trajnimit për sigurinë dhe shëndetin, janë si më poshtë:

  • Të regjistrohet si subjekt juridik sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë
  • Të punësojë të paktën një trajner për sigurinë dhe shëndetin në punë, i cili është gjithashtu përgjegjës për trajnimin profesional;
  • Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e specialistit themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
  • Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e specialistit të avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë në industritë me risk të lartë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
  • Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e ekspertit për sigurinë dhe shëndetin në punë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
  • Të kenë qasje në hapësirën e përshtatshme të punës dhe pajisje dhe mjete të përshtatshme teknike.

Qendra e Trajnimit angazhon vetëm trajnerë të certifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Qendra e Trajnimit mund të ofrojë të gjitha ose disa programe trajnimi.

Qendrat e licencuara të trajnimit për SSHP

Lista e Qendrave te Trajnimit per Sigurine dhe Shendetin ne Pune

Procedura e aplikimit për Licencën e Trajnimit

Subjekti juridik do të aplikojë në Sekretariat duke dorëzuar informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin e subjektit juridik;
  • Numrin e regjistrimit të biznesit;
  • Informatat e mëposhtme të kontaktit të subjektit juridik: adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike;
  • Emrin, mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
  • Llojin e licencës për të cilën aplikon subjekti juridik;
  • Listën e trajnerëve të punësuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë emrat, mbiemrat, numrat e letërnjoftimit të tyre, numrin e Certifikatave të Trajnerëve, periudhën e validitetit të Certifikatave të Trajnerëve;
  • Listën e trajnimeve të ofruara;
  • Konfirmimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e personit përgjegjës juridik;
  • Datën e aplikimit.

 Dokumentet që duhet të bashkëngjiten në formularin e aplikimit janë si më poshtë:

  • Kopjet e regjistrimit të biznesit;
  • Kopjen e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
  • Kopje të Certifikatave të Trajnerëve;
  • Programet e zhvilluara për trajnime të planifikuara për realizim;
  • Kopje e pagesës së tarifës së përcaktuar.
  • Shkarko Kërkesën për Licencimin e Qendres së Trajnimit për SSHP në linkun në vijim:
    Kerkese per Licencimin e sherbimeve dhe qendrave te trajnimit per SSHP

Sekretariati mund ta ftojë personin përgjegjës juridik që të sigurojë informacione shtesë.

Dorëzimi i të dhënave të pavërteta nga paraqitësi mund të jetë arsye për diskualifikim nga procesi i licencimit të shërbimit, ose për tërheqjen e Licencës së lëshuar të Shërbimit, nëse kjo zbulohet më vonë.

Tarifa administrative për Licencën e Trajnimit është 200 euro.

Kërkesat specifike në lidhje me mbikëqyrjen e Licencës së Trajnimit

Qendrat e trajnimit duhet ta informojnë Sekretariatin për çdo ndryshim që mund të ndryshojë kushtet në të cilat lëshohen licencat, veçanërisht për ndryshimin e shkathtësive profesionale, të dhënave të kontaktit, personave përgjegjës etj.

Ministria dhe Inspektorati i Punës kanë të drejtë të jenë të pranishëm pa paralajmërim në Qendrën e Trajnimit për çdo nivel kualifikimi për të ushtruar mbikëqyrje dhe inspektuar nëse trajnimi i ofruar është në përputhje me këtë Rregullore.

Tërheqja e Licencës së Trajnimit

 Vendimi për tërheqjen e Licencës së Trajnimit merret nga Ministria nëse:

  • Qendra e Trajnimit ose trajneri i punësuar nga Qendra e Trajnimit ka kryer aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ose aktet nënligjore përkatëse;
  • trajnimet ofrohen jo në përputhje me programet e miratuara ose me këtë Rregullore;
  • trajnimet ofrohen nga persona pa Certifikatë valide të Trajnerit;
  • Qendra e Trajnimit ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
  • subjekti juridik nuk i plotëson kushtet e nevojshme për lëshimin e Licencës së Trajnimit;
  • Sekretariati ka marrë një kërkesë nga vetë subjekti juridik.

 Vendimi për tërheqjen e Licencës së Trajnimit merret në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të arsyeve për tërheqjen

Informatat kontaktuese:

Sekretariati;
Departamenti i Punes dhe Punesimit, Sheshi “ Edit Durham” Prishtine
Orët për konsultim:
09:00 deri 11:00  – 13:30 deri 15:00   
Info.sshp@rks-gov.net 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors