Kandidati që do të trajnohet si specialist themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet të ketë së paku arsim të mesëm ose profesional.
Kursi përgatitor duhet të ofrohet me kohëzgjatje prej 60 orësh, nga të cilat 40 orë të pjesës teorike dhe 20 orë të pjesës praktike.
Në fund të kursit, pjesëmarrësi duhet të kalojë provimin e organizuar nga Qendra e Trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë, e licencuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Kandidati duhet të marrë një certifikatë me shkrim për vijueshmërinë e trajnimit, kalimin e provimit, dhe marrjen e kualifikimit të specialistit themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë, të lëshuar nga Qendra e Trajnimit e licencuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Programi i trajnimit për kualifikimin Specialit Themelor për SSHP: