Ku mund të certifikohen ekspertët e sigurisë dhë shëndetit në punë?

Certifikimi i ekspertëve bëhet nga Komisioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i cili është një njësi/trup nën Ministrinë e Financve, Punës dhe Transfereve.

Kushtet dhe kriteret për certifikimin e ekspertëve

Kushtet për kandidatët:

  • Ka një diplomë universiteti në shkencat teknike, biologji, kimi, fizikë juridik, psikologji, mjekësi dhe fusha tjera të ngjashme;
  • Kandidati me kualifikime nga shkencat teknike duhet të ketë së paku një (1) vit përvoje pune në SSHP, ose së paku dy (2) vite përvojë pune të përgjithshme;
  • Kandidati nga fushat e tjera duhet të ketë së paku tre (3) vjet përvojë në SSHP, ose së paku pesë(5) vjet përvojë pune të përgjithshme;
  • Duhet të ketë të përfunduar trajnimin përgatitor për Ekspertët për SSHP;
  • Duhet ta ketë kaluar me sukses provimin e certifikimit.

Trajnim përgatitor

Kursi përgatitor duhet të ofrohet me kohëzgjatje prej 150 orësh, nga të cilat 120 orë të pjesës teorike dhe 30 orë të pjesës praktike.

Shembull Programi trajnues për Ekspert të S&SH

Procedura e aplikimit për certifikim;

  • Kandidati duhet të dorëzoj në Sekretariat aplikimin që përmban informacionin e mëposhtëm;
  • Emri dhe Mbiemri i kandidatit;
  • Numri i letërnjoftimit;
  • Detajet e kontaktit – adresa, numri i telefonit dhe e-mail adresa;
  • Diplomën universitare që provon pajtueshmërinë me kriteret e përcaktuara;
  • Përshkrimin e përvojës së punës duke përfshirë numrin e viteve;
  • Pohimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e aplikuesit;
  • Datën e aplikimit si dhe;
  • Listën e dokumenteve të bashkëngjitura;
    • Dokumentet e nevojshme;
    • Një kopje të diplomës universitare valide në Republikën e Kosovës, e cila duhet të jetë e noterizuar;
    • Dëshmi për përvojën e punës;
    • Kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
    • Kopje e pagesës së tarifës së përcaktuar;
    • Kopja e certifikatës së vlefshme të pjesëmarrjes në trajnimin përgatitor të lëshuar nga Qendra e Trajnimit për SSHP.
  • Shkarko Kërkesën për certifikimin e Ekspertëve për SSHP në linkun në vijim:
    Kërkese për Certifikimin e Ekspertëve për SSHP

Provimi i certifikimit;

Provimi i certifikimit për kandidatët e interesuar për të marrë kualifikimin e provimit për Ekspert në SSHP, organizohet nga sekretariati çdo katër (4) muaj brenda vitit kalendarik;
Sekretariati bën njoftimin publik për kandidatët e interesuar në faqen e internetit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, jo më vonë se 45 ditë para ditës së provimit të certifikimit;

  • Koha dhe vendi i mbajtjes së provimit i njoftohet kandidatit me shkrim ose përmes komunikimit elektronik, të paktën dhjetë (10) ditë para datës së provimit të certifikimit.

Procedura e ri-certifikimit;

Dy (2) muaj para mbarimit të validitetit të Certifikatës së Ekspertit, Eksperti për SSHP duhet të aplikojë për ricertifikim. Kandidati që duhet të ricertifikohet si ekspert për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet ti plotësoj kushtet dhe kriteret e mëposhtme;

  • Ka një certifikatë valide të Ekspertit;
  • Gjatë periudhës së validitetit të Certifikatës aktuale të Ekspertit, ka punuar të paktën tre (3) vjet si person përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë ose në shërbimin për sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • Gjatë periudhës së validitetit të Certifikatës aktuale të Ekspertit ka marrë pjesë në një ose disa trajnime, punëtori, konferenca per SSHP, të ofruara nga Qendrat e Trajnimit, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Inspektorati i Punës ose institucioneve të tjera përkatëse, gjithsej për njëzet e pesë (25) orë.;
  • Kandidati duhet të dorëzoj aplikimin që përmban informacionin e mëposhtëm:
    • Emri dhe Mbiemri i kandidatit;
    • Numrin e Letërnjoftimit;
    • Detajet e kontaktit – adresa, numri i telefonit dhe e-mail adresa;
    • Listën e kurseve të Trajnimit, punëtorive dhe konferencave të ndjekura gjatë periudhës së validitetit të Certifikatës  aktuale të Ekspertit;
    • Përshkrimin e përvojës së punës në fushën e sigurisë dhe shëndetit ne punë gjatë periudhës së validitetit të Certifikatës aktuale të Ekpsertit duke përfshirë numrin e viteve;
    • Pohimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e aplikuesit;
    • Datën e aplikimit dhe;
    • Listën e dokumenteve të bashkëngjitura si në vijim;
      • Kopje të certifikatës valide të Ekspertit;
      • Dëshmi të kurseve të trajnimit, punëtorive dhe konferencave të ndjekura dhe;
      • Kopjen e pagesës së tarifës së përcaktuar.
  • Shkarko kërkesën për ricertifikimin e Ekspertëve për SSHP në linkun në vijim:
    Konkurse

Tërheqja e Certifikatës së Ekspertit SSHP;

Vendimi për tërheqjen e Certifikatës së Ekspertit merret nga Komisioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë bazuar në propozimin e Inspektoratit të punës në rastet e mëposhtme;

  • Nëse Inspektori i punës ka dëshmi se eksperti për SSHP ka kryer aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë;
  • Nëse inspektori i punës ka dëshmi se eksperti për SSHP nuk e ka kryer punën dhe ka rrezikuar të punësuarit ose personat e tjerë, ose ka ndodhur një aksident fatal ose dëmtim serioz për shkak të neglizhencës së tij/saj;
  • Komisioni për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mund të tërheq Certifikatën e Ekspertit pasi të verifikoj se:
  • Eksperti për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
  • Personi nuk i plotëson kushtet e nevojshme për lëshimin e Certifikatës së Ekspertit.
  • Vendimi për tërheqjen e Certifikatës së Ekspertit merret në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të arsyeve për tërheqjen;
  • Nëse tërhiqet Certifikata e Ekspertit, personi mund të aplikojë për një Certifikatë të re, jo më parë se njëzet e katër (24) muaj nga data e tërheqjes së Certifikatës.

Informatat për pagesë;

  • Tarifa administrative për certifikim është 70 euro;
  • Kur aplikanti duhet ta përsërisë ndonjë pjesë të provimit të certifikimit, tarifa administrative është sërish 50 euro.

Lista e Ekspertëve të Certifikuar të SSHP

Lista e ekspertëve të certifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë

Informatat kontaktuese:

Sekretariati;
Departamenti i Punes dhe Punesimit, Sheshi “ Edit Durham” Prishtine
Orët për konsultim:
09:00 deri 11:00  – 13:30 deri 15:00   
Info.sshp@rks-gov.net

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors