Në përgjithësi të punësuarit janë të detyruar të respektojnë detyrimet sipas kontratës së tyre të punës; të përmbushin detyrat e punës në kohë dhe me cilësinë e kërkuar; të përdorin tërësisht kohën e tyre të punës dhe pajisjet e punës, të ndjekin rregulloret ligjore dhe rregulloret e tjera për punën që kryhet…
Përveç kësaj, neni 21 i Ligjit të SShP-së përcakton detyrat në vijim të të punësuarve:
Çdo i punësuar ka përgjegjësi të përkujdeset për sigurinë dhe shëndetin e vet dhe të personave të tjerë në punë, në përputhje me trajnimin dhe udhëzimet që i janë dhënë nga punëdhënësi.
Në përputhje me trajnimin, udhëzimet e dhëna nga punëdhënësi, doracakët, udhëzimet dhe rregulloret teknike, i punësuari është i detyruar të:
I punësuari mund ta refuzojë urdhrin për të punuar në rast se kërcënohet nga risku nëse punon në kushte të tilla, deri sa risku të largohet dhe kushtet normale të punës të rivendosen. I punësuari do ta informojë punëdhënësin ose personin përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë në një situatë të tillë-
