Trajnohen 42 profesionistë për shërbime sociale familjare dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

Departamenti për Politika të Shërbimeve Sociale dhe Familjare me mbështetjen e Këshillit të Evropës Zyra në Prishtinë, organizoi sesione informuese mbi “Standardet për Shërbime Sociale për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje”.

42 profesionistë të shërbimeve sociale nga Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret e viktimave të dhunës në familje u informuan mbi zbatimin efektiv të Standardeve. Standardet mundësojnë qëndrueshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke mbrojtur të drejtat dhe mirëqenien e viktimave.

Standardet përfshijnë detyrimet ligjore për profesionistët e shërbimeve sociale duke ofruar një listë kontrolli të cilësisë në ofrim të shërbimit. Gjithashtu, ato mundësojnë monitorim dhe vlerësim efektiv të ofrimit të shërbimeve në faza të ndryshme të ndërhyrjes.

Zbatimi i Standardeve kontribuon në forcimin e një qasjeje me viktimën në qendër, duke siguruar shërbime të koordinuara, të sigurta dhe të përshtatura me nevojat e secilës viktimë, me synim mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë, të drejtave dhe mirëqenies së viktimave.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors