Qeveria miraton dy propozim-vendime për autorizimin e nënshkrimit të marrëveshjeve të sigurimeve sociale me Austrinë dhe Turqinë

Në mbledhjen e 7-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratuan dy propozim-vendime të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjeve për Sigurime Sociale me Republikën e Austrisë dhe Republikën e Turqisë.

Këto marrëveshje synojnë krijimin e bazës ligjore për njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit, në mënyrë që qytetarët që kanë punuar në Kosovë dhe në njërin nga këto dy shtete të kenë mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre pensionale.

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, theksoi se qëllimi i të dyja marrëveshjeve është krijimi i një baze të re ligjore për rregullimin e marrëdhënieve reciproke në fushën e sigurimeve sociale, duke mundësuar njohjen e ndërsjellë të kontributeve për përfitimin e pensioneve.

Nënshkrimi dhe zbatimi do të pasojnë pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors