Sot është nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan”, me qëllim fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave në vendin tonë.
Ky bashkëpunim do të krijojë më shumë mundësi për trajnim profesional, zhvillim të aftësive, orientim në karrierë dhe integrim më të lehtë të grave në tregun e punës.
Përmes këtij memorandumi:
do të ofrohen trajnime profesionale falas sipas kërkesave reale të tregut të punës;
do të mbështeten iniciativa për fuqizimin ekonomik të grave;
do të promovohet përfshirja më e madhe e grave në jetën socio-ekonomike;
gratë punëkërkuese do të referohen në kurse dhe programe profesionale që rrisin mundësitë për punësim.
Si Ministri, mbetemi të përkushtuar që përmes partneriteteve konkrete të krijojmë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë perspektivë për gratë dhe familjet në Republikën e Kosovës.
Faleminderit Fondacionit “Sheikha Fatima bint Mubarak për Gruan” për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në këtë rrugëtim të përbashkët
