MPFVLÇ lanson Udhëzuesin për Vlerësimin e Nevojave dhe Fuqizimin e Familjeve në Skemën e Ndihmës Sociale

Sot është lansuar Udhëzuesi për Profilizimin, Vlerësimin e Nevojave dhe Fuqizimin e Vazhdueshëm të Familjeve në Skemën e Ndihmës SocialeQëllimi i Udhëzuesit është të standardizojë mënyrën e punës, të sigurojë trajtim të barabartë, të qartësojë përgjegjësitë dhe të krijojë lidhje funksionale ndërmjet Skemës së Ndihmës Sociale, Qendrave për Punë Sociale, Agjencisë së Punësimit, komunave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve.

Hartimi është iniciuar nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, përkatësisht nga Departamenti i Skemave Sociale, në kuadër të procesit të profilizimit të familjeve përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale dhe vlerësimit të nevojave të tyre.

Udhëzuesi është hartuar në kuadër të projektit “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalinjtë dhe Egjiptianët në Kosovë”, i implementuar nga Terre des hommes Lausanne në Kosovë, në partneritet me Zërin e Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). 

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors