Ministri Andin Hoti dhe Zëvendësministri i Parë Agon Dobruna pritën në takim Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, Nora Rracin.
Në takim u diskutua se si mund ta shfrytëzojmë rrjetin e Postës së Kosovës, të pranishëm në shumë komuna, për t’ua lehtësuar qytetarëve qasjen në shërbimet dhe informacionet e Ministrisë.
Synimi ynë është i thjeshtë: qytetarët të mos kenë nevojë të udhëtojnë larg, të humbin kohë apo të përballen me procedura të ndërlikuara për të marrë një shërbim që u takon.
Në javët në vijim do të shqyrtojmë mundësitë konkrete të bashkëpunimit, në mënyrë që shërbimet publike të jenë më të shpejta, më të lehta dhe më afër qytetarëve në mbarë vendin.