PROGRAMI PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE TË CENUESHËM TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË KOSOVË 2026-2027

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë, i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendimin nr. 07/05 datë 06/10/2026  si dhe Vendimi Nr.72 të Ministrit të MPFVLÇ, mbi kushtet dhe kriteret për përfitim nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

Programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale  dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm. Programi kontribuon në zbatimin e politikave të Republikës së Kosovës për reduktimin e varfërisë energjetike, mbrojtjen e familjeve me të ardhura të ulëta, e konsumatorëve të cenueshëm dhe mbështetjen e tranzicionit energjetik, drejt një sistemi më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës.

Programi fokusohet në mbështetjen financiare, përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, pasi vlerësohet se ndihma financiare në fatura të energjisë elektrike është një nga mënyrat më të mira për të mbështetur konsumatorët e cenueshëm.

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2025–2026, ka mundësuar mbështetjen financiare të mijëra familjeve në nevojë dhe ka krijuar bazën institucionale për identifikimin dhe subvencionimin e konsumatorëve të cenueshëm, përmes një procesi të aplikimit elektronik në platformën e-Kosova. Përvoja e fituar gjatë zbatimit të këtij programi, ka dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet institucioneve publike.

Megjithatë, gjatë zbatimit të programit janë identifikuar një sërë sfidash administrative, teknike dhe procedurale, të cilat kanë ndikuar në efikasitetin e procesit të aplikimit, verifikimit dhe përfitimit nga subvencionimi. Ndër sfidat kryesore janë evidentuar: nevoja për përmirësimin e procesit të deklarimit të anëtarëve të familjes, identifikimi i saktë i kryefamiljarit dhe lidhjes së tij me njësinë e konsumit të energjisë elektrike, shmangia e mundësive për deklarime të pasakta apo të shumëfishta, si dhe forcimi i mekanizmave të verifikimit të të dhënave përmes ndërlidhjes automatike me regjistrat shtetërorë.

Bazuar në këtë analizë, vlerësohet se ekziston nevoja për vazhdimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027, duke përmirësuar mekanizmat e identifikimit, aplikimit, verifikimit dhe monitorimit, me qëllim që mbështetja publike të orientohet te familjet që plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe të sigurohet përdorimi efikas, transparent dhe i drejtë i mjeteve publike.

Qëllimi dhe objektivat e programit

Qëllimi i programit është të sigurojë që të gjithë konsumatorët e cenueshëm të kenë qasje të barabartë në energji elektrike të përballueshme, duke mbështetur financiarisht pagesën e faturës së energjisë elektrike, për të përmirësuar mirëqenien e tyre të përgjithshme dhe përballimin  e kostos së shpenzimeve të energjisë elektrike. Programi fokusohet në mbështetjen financiare, nëpërmjet subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, përmes këtyre objektivave dhe synimeve:

  • Identifikimi i konsumatorëve të cenueshëm – programi do të identifikojë konsumatorët e cenueshëm që kualifikohen për subvencionim të energjisë elektrike bazuar në kritere objektive, si të hyrat e ulëta.
    • Sigurimi i energjisë elektrike të përballueshme – objektivë tjetër e programit është të sigurojë që konsumatorët e cenueshëm të kenë qasje në energji elektrike të përballueshme.
    • Mbrojtja e konsumatorëve të cenueshëm – ky objektiv ka për qëllim sigurimin e një rrjeti mbrojtës për familjet dhe individët që kanë të ardhura të ulëta, pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, apo ata që jetojnë në kushte sociale të vështira.
    • Reduktimi i varfërisë energjetike – programi do të ndikojë në reduktimin  e varfërisë energjetike dhe  për të përballuar koston e shpenzimeve të energjisë për ngrohje, ndriçim dhe pajisje bazike për ekonomitë familjare.
    • Përmirësimi i mirëqenies sociale – mbështetja në faturat e energjisë do të ndikojë në një mirëqenie më të mirë për familjet, duke iu dhënë mundësi t’i përdorin të ardhurat e tjera të  tyre për ushqim, shëndetësi dhe arsim.

Kriteret e përfitimit nga programi

Mbështetja në formë të subvencionimit të faturës së energjisë elektrike, sipas këtij programi, u ofrohet ekonomive familjare që përdorin energjinë elektrike për nevoja të amvisërisë dhe të cilat pas shqyrtimit dhe verifikimit të të dhënave, rezultojnë se i përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë program.

Për të përfituar nga ky program, Ekonomia Familjare duhet të plotësojë në mënyrë kumulative kriteret, si në vijim:

  • Të gjithë anëtarët e Ekonomisë Familjare të jenë shtetas të Republikës së Kosovës me banim të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës ose shtetas të huaj të pajisur me leje të qëndrimit të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës;
  • Të hyrat mesatare mujore për një periudhë prej 12-të muajve të fundit të Ekonomisë Familjare, të jenë të barabarta ose më pak se njëqind e pesëdhjetë euro (150 €) për anëtar të Ekonomisë Familjare;
  • Vlera kumulative e patundshmërive (testi i aseteve) në pronësi të anëtarëve të Ekonomisë Familjare të jetë e barabartë ose më pak se njëqind mijë euro (100,000.00 €);

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors