Kërkesat për kandidatët
Kushtet që duhet të përmbushen nga aplikanti për Licenca të Trajnimit për sigurinë dhe shëndetin, janë si më poshtë:
- Të regjistrohet si subjekt juridik sipas legjislacionit në fuqi në Kosovë
- Të punësojë të paktën një trajner për sigurinë dhe shëndetin në punë, i cili është gjithashtu përgjegjës për trajnimin profesional;
- Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e specialistit themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
- Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e specialistit të avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë në industritë me risk të lartë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
- Të zhvilloj programin e trajnimit për kualifikimin e ekspertit për sigurinë dhe shëndetin në punë, nëse Qendra e Trajnimit planifikon ta ofrojë këtë trajnim;
- Të kenë qasje në hapësirën e përshtatshme të punës dhe pajisje dhe mjete të përshtatshme teknike.
Qendra e Trajnimit angazhon vetëm trajnerë të certifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë. Qendra e Trajnimit mund të ofrojë të gjitha ose disa programe trajnimi.
Qendrat e licencuara të trajnimit për SSHP
Lista e Qendrave te Trajnimit per Sigurine dhe Shendetin ne Pune
Procedura e aplikimit për Licencën e Trajnimit
Subjekti juridik do të aplikojë në Sekretariat duke dorëzuar informacionin e mëposhtëm:
- Emrin e subjektit juridik;
- Numrin e regjistrimit të biznesit;
- Informatat e mëposhtme të kontaktit të subjektit juridik: adresa, numri i telefonit, adresa e postës elektronike;
- Emrin, mbiemrin dhe numrin e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
- Llojin e licencës për të cilën aplikon subjekti juridik;
- Listën e trajnerëve të punësuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke përfshirë emrat, mbiemrat, numrat e letërnjoftimit të tyre, numrin e Certifikatave të Trajnerëve, periudhën e validitetit të Certifikatave të Trajnerëve;
- Listën e trajnimeve të ofruara;
- Konfirmimin e vërtetësisë së informacionit dhe nënshkrimin e personit përgjegjës juridik;
- Datën e aplikimit.
Dokumentet që duhet të bashkëngjiten në formularin e aplikimit janë si më poshtë:
- Kopjet e regjistrimit të biznesit;
- Kopjen e letërnjoftimit të personit përgjegjës juridik;
- Kopje të Certifikatave të Trajnerëve;
- Programet e zhvilluara për trajnime të planifikuara për realizim;
- Kopje e pagesës së tarifës së përcaktuar.
- Shkarko Kërkesën për Licencimin e Qendres së Trajnimit për SSHP në linkun në vijim:
Kerkese per Licencimin e sherbimeve dhe qendrave te trajnimit per SSHP
Sekretariati mund ta ftojë personin përgjegjës juridik që të sigurojë informacione shtesë.
Dorëzimi i të dhënave të pavërteta nga paraqitësi mund të jetë arsye për diskualifikim nga procesi i licencimit të shërbimit, ose për tërheqjen e Licencës së lëshuar të Shërbimit, nëse kjo zbulohet më vonë.
Tarifa administrative për Licencën e Trajnimit është 200 euro.
Kërkesat specifike në lidhje me mbikëqyrjen e Licencës së Trajnimit
Qendrat e trajnimit duhet ta informojnë Sekretariatin për çdo ndryshim që mund të ndryshojë kushtet në të cilat lëshohen licencat, veçanërisht për ndryshimin e shkathtësive profesionale, të dhënave të kontaktit, personave përgjegjës etj.
Ministria dhe Inspektorati i Punës kanë të drejtë të jenë të pranishëm pa paralajmërim në Qendrën e Trajnimit për çdo nivel kualifikimi për të ushtruar mbikëqyrje dhe inspektuar nëse trajnimi i ofruar është në përputhje me këtë Rregullore.
Tërheqja e Licencës së Trajnimit
Vendimi për tërheqjen e Licencës së Trajnimit merret nga Ministria nëse:
- Qendra e Trajnimit ose trajneri i punësuar nga Qendra e Trajnimit ka kryer aktivitete në kundërshtim me Ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë ose aktet nënligjore përkatëse;
- trajnimet ofrohen jo në përputhje me programet e miratuara ose me këtë Rregullore;
- trajnimet ofrohen nga persona pa Certifikatë valide të Trajnerit;
- Qendra e Trajnimit ka dorëzuar dokumente të pavërteta;
- subjekti juridik nuk i plotëson kushtet e nevojshme për lëshimin e Licencës së Trajnimit;
- Sekretariati ka marrë një kërkesë nga vetë subjekti juridik.
Vendimi për tërheqjen e Licencës së Trajnimit merret në bazë të shqyrtimit të hollësishëm të arsyeve për tërheqjen
Informatat kontaktuese:
Sekretariati;
Departamenti i Punes dhe Punesimit, Sheshi “ Edit Durham” Prishtine
Orët për konsultim:
09:00 deri 11:00 – 13:30 deri 15:00
Info.sshp@rks-gov.net