Kandidati që do të trajnohet si specialist i avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, duhet të ketë së paku arsim të mesëm ose profesional dhe duhet të ketë kualifikimin si specialist themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Në varësi të veprimtarisë ekonomike të kompanisë që përfaqëson kandidati, ai/ajo duhet të marrë kualifikimin e specialistit të avancuar të sigurisë dhe shëndetit në punë në një industri të veçantë me risk të lartë.
Kursi përgatitor duhet të ofrohet me kohëzgjatje prej 20 orësh, nga të cilat 10 orë të pjesës teorike dhe 10 orë të pjesës praktike.
Fokusi i kursit të trajnimit specifik për industrinë, duhet të jenë faktorët e veçantë të riskut në vendin e punës, kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe masat parandaluese në industrinë me risk të lartë.
Në fund të kursit, pjesëmarrësi duhet të kalojë provimin e organizuar nga Qendra e Trajnimit për sigurinë dhe shëndetin në punë e licencuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Kandidati duhet të marrë një certifikatë me shkrim për vijueshmërinë e trajnimit, kalimin e provimit, dhe marrjen e kualifikimit të specialistit i avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë të fushës specifike, të lëshuar nga Qendra e Trajnimit.
Programi i trajnimit për kualifikimin Specialit i avancuar për SSHP:
Shembull Programi trajnues për Ekspert të Avancuar të S&SH SQ