Personat përgjegjës të kualifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë

Çfarë mund të bëjnë personat përgjegjës të kualifikuar për sigurinë dhe shëndetin në punë? 

Personi që posedon kualifikim themelor për sigurinë dhe shëndetin në punë, mund të punon si i punësuar tek një punëdhënës në industri me risk të ulët, e cila punëson deri në 50 të punësuar.

Personi që posedon kualifikim të avancuar për sigurinë dhe shëndetin në punë, mund të punon si i punësuar tek një punëdhënës në industri me risk të lartë specifik, kur është marrë kualifikimi i veçantë dhe që punëson deri në 50 të punësuar.

Personi që posedon kualifikimin e ekspertit për sigurinë dhe shëndetin në punë, i lejohet:

  • Të punojë si i punësuar në çdo kompani;
  • Të ofrojë shërbime të jashtme për sigurinë dhe shëndetin në punë për çdo kompani të industrisë me risk të ulët;
  • Të punojë në shërbimet për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Personi përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë kryen detyrat që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, dhe së paku, kryen vlerësimin e riskut në vendin e punës, duke përfshirë përgatitjen e vlerësimit të riskut në vendin e punës dhe dokumentin për vlerësimin e riskut, dhe propozon masa korrigjuese dhe parandaluese në përputhje me aktet nënligjore. 

Personi përgjegjës që nuk posedon kualifikim të duhur për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk i lejohet ta kryejë vlerësimin e riskut në vendin e punës dhe të përgatisë dokumentin e vlerësimit të riskut.

Standardi profesional ekspert për siguri dhe shëndet në punë

Miratuar nga Auritetit Kombëtarë i Kualifikimeve, Kodi: 21501 ISO: 45001 : 20182 Niveli: 5

Shkarko dokumentin:

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors