Vlerësimi i riskut është metodë që ndihmon në:
Filozofia e vlerësimit të riskut rezulton nga parimi se është e pamundur të sigurohet siguri në punë vetëm duke i respektuar rregulloret e SShP-së. Është e nevojshme të vlerësohet situata specifike në secilin vend të punës dhe të identifikohen rreziqet për sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve.
Teoria bazohet gjithashtu në parimin se nuk ekziston risk zero, nuk ka siguri absolute. Siguri është vetëm pranimi i një shkalle të caktuar të riskut. Për ta kuptuar këtë njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm vazhdimisht, të jenë të vetëdijshëm për rreziqet të cilat mund të shkaktojnë aksident dhe të dinë mënyrën e shmangies së tyre.

etj. Lista e aktiviteteve do të ishte e pafundme…
Mund ta bëjmë – nëse sigurohemi se risku është i pranueshëm
Në jetën e përditshme, në të shumtën e raste veprojmë pa vetëdije për shmangien e risqeve. Në anën tjetër, aktiviteti i punës është kaq i ndryshëm dhe i ndërlikuar, dhe për t’i njohur rreziqet dhe kërcënimet nevojitet analizë sistematike. Kjo procedurë quhet vlerësim i riskut.
Vlerësimi i riskut në një kompani është një aktivitet ku duhet të përfshihen të gjithë të punësuarit. Nga njëra anë, të punësuarit duhet të marrin pjesë në përcaktimin e asaj që mund t’i rrezikojë ata – dhe në anën tjetër, të punësuarit do të marrin rezultate nga vlerësimi i riskut, informacione se nga çfarë rrezikohen, çka ka bërë punëdhënësi për zvogëlimin e riskut dhe si të punësuarit duhet të mbrohen
Në kontekstin e vlerësimit të riskut, përdoren dy terme të ngjashme: rreziku dhe risku. Kjo terminologji është thelbësore për të njohur dhe caktuar hapat e duhur të procedurës së vlerësimit të riskut.
Legjislacioni i Kosovës përmban Rregulloren (MPMS) nr. 02/2021 për vlerësimin e riskut në vendin e punës. Ajo është nxjerrë në bazë të Ligjit të SShP-së dhe përcakton termet si më poshtë:
Risku (R) është një kombinim i probabilitetit (P) që dikush mund të dëmtohet (ose që të mund të shkaktohet dëm tjetër nga rreziku) dhe pasojës (C) së këtij dëmtimi. R = P x C
Rreziku është aftësia karakteristike – potenciale e çdo gjëje (pajisjeve të punës, aktivitetit, mjedisit të punës, substancës, etj.) për të shkaktuar lëndime ose dëmtime.
Me fjalë të tjera: rreziku është një burim potencial i riskut; dhe risku paraqet një nivel – seriozitetin e rrezikut ose situatës së rrezikshme. Të dy termet paraqesin dy anët e të njëjtës gjë – të asaj që mund t’i dëmtojë njerëzit.
Përkufizimi i mësipërm i vlerësimit të riskut, nga pikëpamja e kësaj terminologjie nënkupton si në vijim:
Vlerësimi i riskut është procedurë sistematike që ndihmon në:
Vlerësimi i riskut ka kuptim nëse rezultatet e tij zbatohen plotësisht në praktikën e kompanisë. Rezultatet do të përdoren për: