Si mund të kontribuojnë të punësuarit në zbatimin e SSHP?

Para së gjithash, të punësuarit duhet të përmbushin në mënyrë strikte detyrat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të cilat ata janë trajnuar, informuar dhe udhëzuar. 

Të punësuarit duhet të dinë se të gjitha aktivitetet e punës, mjedisi i punës dhe pajisjet e punës përmbajnë risqe për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe për këtë arsye ata duhet të veprojnë me kujdes, në mënyrë të përgjegjshme dhe me maturi. Ata duhet të mësojnë ku janë risqet.

Të punësuarit duhet të japin kontribut edhe në krijimin e marrëdhënieve të mira të punës, krijimin e një kulture të punës, atmosferës pozitive për punë, ata duhet ta çmojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre. 

Përveç kësaj, të punësuarit mund ta “shtyjnë” punëdhënësin të përmbushë detyrat e tij në përmirësimin e kushteve të punës dhe nivelit të sigurisë së të punësuarve në punë. Siç u përmend në kapitujt paraprak të kësaj broshure, Ligji i SShP-së ofron të drejta të reja, kompetenca të reja, mjete të reja për “zbatimin”. Të punësuarit kanë të drejtën të konsultohen për të gjitha çështjet lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe kushtet e punës, ata kanë të drejtë të kërkojnë nga punëdhënësi që të merr masa të nevojshme dhe të japin sugjerime. Nëse ato nuk pranohen, ata kanë të drejtë të ankohen tek inspektorët e punës. Kjo kërkon pjesëmarrje aktive të të punësuarve dhe vullnet nga ana e tyre.

Siguria dhe shëndeti në punë është edhe në duart e të punësuarve

Komunikimi me punëdhënësin mund të zhvillohet në mënyrë efektive përmes përfaqësuesve të të punësuarve me rol specifik në siguri dhe shëndet në punë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors