Dispozitat e tjera të zgjedhura të Ligjit të SShP-së në lidhje me detyrat e punëdhënësve
Çdo punëdhënës është i detyruar të caktojë një ose më shumë të punësuar, për të kryer aktivitete nga siguria dhe shëndeti në punë.
Punëdhënësi është i detyruar të ndërmarrë masat e nevojshme për ndihmën e parë, fikjen e zjarrit dhe evakuimin e të punësuarve, të përshtatura sipas natyrës së aktiviteteve dhe madhësisë së subjekteve punuese.
Punëdhënësi është i detyruar të mbajë kontakte të nevojshme me shërbime të jashtme, sidomos lidhur me ndihmën e parë, kujdesin emergjent mjekësor, shërbimet e shpëtimit dhe shërbimin e zjarrfikësve.
Punëdhënësi është i detyruar të mirëmbajë siç duhet pajisjet e punës, kontrollojë funksionimin e duhur dhe sigurinë e tyre me kontrolle periodike në afatet e përcaktuara.
Punëdhënësi, kur ia beson detyrat e punës një të punësuari, detyrohet të marrë parasysh aftësitë e tij/saj për kryerjen e atyre detyrave të punës.
Detyrat e punëdhënësve janë në të njëjtën kohë të drejta të të punësuarve! Të drejta për kushte të sigurta dhe të shëndetshme të punës