Politika sociale ka të bëjë me mënyrat se si shoqëritë në mbarë botën plotësojnë nevojat njerëzore për siguri, arsim, punë, shëndet dhe mirëqenie. Politika sociale trajton mënyrën se si shtetet dhe shoqëritë reagojnë ndaj sfidave globale të ndryshimeve sociale, demografike dhe ekonomike, si dhe të varfërisë, migrimit dhe globalizimit.
Politika sociale synon të identifikojë dhe të gjejë mënyra për të reduktuar pabarazitë në aksesin në shërbime dhe mbështetje midis grupeve sociale të përcaktuara nga statusi socio-ekonomik, raca, etnia, statusi i migrimit, gjinia, orientimi seksual, paaftësia dhe mosha. Një politikë sociale efikase ndihmon individët të jetojnë pa ankthe dhe të përshtaten me mundësitë e reja të rritjes ekonomike.
Përkrahja sociale në Kosovë është e orientuar kryesisht drejt ndihmës monetare mujore për familjet e varfra, për personat me aftësi të kufizuar, përfshirë edhe fëmijët, për pensionistët të cilët e gëzojnë të drejtën e pensionit sipas ligjit në fuqi dhe për kategoritë e invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve. Në rrethanat aktuale të Kosovës, kategoritë më në nevojë janë ato të personave me aftësi të kufizuar, të familjeve që nuk kanë të punësuar, të të papunësuarve me shkathtësi të vogla për punë dhe me arsimim të ulët, të pensionistëve, të invalidëve të luftës, viktimave civile dhe familjeve të dëshmorëve etj
Qeveria e Republikës së Kosovës ka dizajnuar dhe hartuar programe të mbështetjes financiare dhe shërbimeve profesionael, të cilat ndikojnë drejtpërdrjetë në ngrirjen e mirëqnies, zvogëlimin e varfërisë dhe gjithëpërfshirjën sociale të grupëve në nevojë.
Përkrahja për kategoritë sociale dhe në nevojë realizohet nga skemat sociale dhe pensionale, përmes së cilave ofrohet mbështetje drejtpërdrejtë për familjen apo individin, të cilat financohen nga Buxheti i Kosovës. Përveq ofrimit të mbështetjeve financiare nga skemat sociale dhe pensionale, komponent shumë e rendësishme e mbështejtes për individin dhe familjen si pjesë e politikave sociale janë edhe ofrimi i shërbimeve sociale dhe familjare, që zbatohet përmes ofruesëve publik dhe joqeveritar të shërbimve sociale. Nga mbështetja e ofruar nga skemat sociale, pensionale dhe shërbimet profesionale përfitojnë apo marrin shërbime mbi 30% e popullësisë së Republikës së Kosovës.
Departamenti i Skemave Sociale në kuadër të MFPT përmes këtij linku do të oforjë një kornizë e gjërë e informacioneve, për programet dhe shërbimet që do të lehtësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve në nevojë për mbështetje sociale.
MEKANIZMI I SHQYRTIMIT TË ANKESAVE
Nëse jeni të prekur nga aktivitetet e projektit dhe keni nevojë për vëmendje, ju lutemi plotësoni Formularin e Ankesave dhe dorëzojeni në: ankesa.SAS@rks-gov.net
Njësia Kordinuese e Projektit siguron që ankesat e pranuara të shqyrtohen menjëherë për të adresuar shqetësimet e lidhura me projektin.
PROCEDURAT E MENAXHIMIT TË PUNËS PËR PROJEKTIN E REFORMËS SË NDIHMËS SOCIALE NË KOSOVË (P171098)
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap ftesë publike për komente rreth dokumentit “Procedurat e Menaxhimit të Punës” për projektin e Reformës së Ndihmës Sociale në Kosovë i cili do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore. Ju lutem që komentet e juaja t’i dërgoni deri më 24 gusht 2021, ora 16:00; në email adresën: mentor.morina@rks-gov.net





