Pensionet e Pjestareve te FSK-se

Dokumentet e nevojshme per realizimin e pensionit te rregullt te FSK-së:

  • Kërkesa, përkatësisht fletë aplikacioni për pension:
  • Letërnjoftimi I lëshuar nga organi përgjegjës I Republikës së Kosovës:
  • Certifikaten e lindjes:
  • Dy fotografi të aplikantit
  • Certifikaten e vendbanimit;
  • Vendimin per nderprerjen e sherbimit te FSK
  • Vertetimin e leshuar nga departamenti i personelit te MFSK-së.
  • Llogaria bankare të lëshuar në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë;

Dokumentet e nevojshme për realizimin e pensionit invalidor të FSK-së:

  • Kërkesa, përkatësisht fletë aplikacioni për pension:
  • Letërnjoftimi I lëshuar nga organi përgjegjës I Republikës së Kosovës:
  • Certifikaten e lindjes:
  • Dy fotografi të aplikantit
  • Certifikaten e vendbanimit;
  • Rekomandimin nga Bordi mjekësor i FSK për invaliditetin
  • Vërtetimin e lëshuar nga departamenti i personelit të MFSK-së që dëshmon se parashtruesi i kërkesës ka qenë pjesëtar i FSK-së në të cilin vërtetim dëshmohet paga dhe grada e pjesëtarit të FSK-së në momentin e pensionimit të paraparë sipas njërit nga nenet:
    7, nenit 9 apo 22 të Ligjit Nr. 04/L-084 për Pensionet e Pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
  • Llogaria bankare të lëshuar në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë;

Dokumentet e nevojshme për realizimin e pensionit familjar të FSK-së:

  • Kërkesa, përkatësisht fletë aplikacioni për pension:
  • Letërnjoftimi I lëshuar nga organi përgjegjës I Republikës së Kosovës:
  • Certifikaten e lindjes:
  • Dy fotografi të aplikantit
  • Certifikaten e vendbanimit;
  • Certifikata e kurorëzimit e bashkëshortit/es kur paraqitet në cilësinë e parashtruesit të kërkesës (në mungesë të kurorëzimit lidhja martesore të vërtetohet përmes procedurës gjyqësore);
  • Certifikatat e lindjes të secilit fëmijë (kur parashtruesit e kërkesës janë fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe nën moshën tetëmbdhjetë (18) vjeçare, kërkohet aktvendim nga Qendra për Punë Sociale për vënien nën kujdestari);
  • Dëshmi se fëmija është në shkollim deri ne moshen njëzet e gjashtë (26) vjeçare
  • Çertifikaten e vdekjes së pjestarit.
  • Vërtetimin e lëshuar nga departamenti i personelit të MFSK-së në rast se pjesëtari ka vdekur në vendin e punës më të cilin dëshmohet paga dhe grada e pjesëtarit të FSK-së në momentin e vdekjes në detyrë
  • Llogaria bankare të lëshuar në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë;

Baza ligjore:

  1. Ligji Nr,04/L-084 per pensionet e pjesetareve te Forces se Sigurise se Kosoves;
  2. Udhëzim Administrativ Nr.10/2012 për procedurat e aplikimit pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës
wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors