Dokumentet e nevojshme:
- Formulari për parashtrimin e kërkeses;
- Dëshminë (raportet) mjekësore se është me paaftësi të përhershme;
- Certifikatë apo raport mjekësor lëshuar nga institucionet shëndetësore të nivelit sekondar apo terciar. Në certifikatë duhet të jetë i specifikuar vlerësimi i aftësisë së kufizuar;
- Kopjen e dokumentit të identifikimit;
- Ekstrakt nga Zyra Civile se është banor I përhershëm në adresën e caktuar
- Ekstraktin e lindjes;
- Një nga dëshmitë për faturat të cilat janë në emër të aplikuesit, faturën e tatimit në pronë, energjisë elektrike, ujit, mbeturinave;
- Dëshmi të tjera eventuale, të kërkuara nga zyrtari përgjegjës i zyrës pensionale përkatëse.
Baza ligjore:
- Ligji 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti;
- Udhëzimi administrativ (MPMS) Nr.06/2015 për procedurat e aplikimit dhe vlerësimit për pensionin e paaftësisë së përherëshme.
- Udhëzimi Administrativ Nr, 07/2015 për procedurat e aplikimit dhe ankimit në skemat pensionale të financuara nga shteti