Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kerkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njofton se kerkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së 🇬🇧 Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.

Fushat prioritare do të fuqizohen:

✅ Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje

✅ Shërbime të integruara familjare dhe komunitare

✅ Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ

✅ Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave

✅ Forcimi i kapaciteteve profesionale

Duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur.

Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga 🇽🇰 Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors