THIRRJE PUBLIKE PËR OFRUESIT JOPUBLIKË (Kompanitë dhe OJQ-të)

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, përmes Projektit të Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë, fton ofruesit jo-publikë (Kompanitë dhe OJQ-të) e regjistruara dhe me profil në fushën e punësimit dhe trajnimit profesional që të aplikojnë për ofrimin e Shërbimeve të Punësimit dhe Trajnimit për Përfituesit e Ndihmës Sociale.

Qëllimi i thirrjes është angazhimi në punësim i përfituesve të Skemës së Reformuar të Asistencës Sociale. Kontraktimi i ofruesve do të realizohet sipas procedurave të përcaktuara të prokurimit të Bankës Botërore.

Njësia Kordinuese e Projektit SAS në kuadër të MPFVLÇ-së, do të angazhohet dhe organizojë sesionet informuese, për të gjithë aplikuesit e mundshëm dhe të interesuar.

Thirrja është hapur më 26 tetor 2026 dhe do të jetë e hapur për 20 ditë pune.

Të gjithë ofertuesit e interesuar mund ta kërkojnë dokumentin e ofertimit në gjuhën angleze duke paraqitur një kërkesë me shkrim në adresën e Projektit për Reformën e Skemës së Ndihmës Sociale në Kosovë, në emailin procurement.SAS@rks-gov.net.

Të drejtë aplikimi kanë ofruesit jo-publikë si kompani apo OJQ, të cilat dëshmojnë se kanë ofruar shërbime të punësimit dhe zbatuar projekte të ngjashme për punësim dhe trajnim të grupeve të cenueshmë.

📅 Afati i aplikimit: 23 Nëntor 2026, deri në orën 14:00

📧 E-mail: procurement.SAS@rks-gov.net

🔗 Informata më të detajuara, kriteret e aplikimit dhe dokumentet përkatëse mund t’i gjeni në linkun në vijim:

https://mpfvlc.rks-gov.net/njoftim-i-vecante-i…

Projekti për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë (SAS)
Njësia Koordinuese e Projektit – PCU
Sheshi “Edit Durham” nr. 46, Prishtinë
Ish-ndërtesa e Kino Armatës,
Kati i parë, zyra nr. 103, 10 000 Prishtinë, Kosovë

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors