Me këtë moto, nën patronatin e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, u shënua 15 Maji – Dita Ndërkombëtare e Familjes.
Krahas “Tryezës për Shënim të Ditës Ndërkombëtare të Familjes”, nga MPFVLÇ u organizua edhe një aktivitet me program argëtues, dhe aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe familje.
Fjala e Ministrit, z. Andin Hoti
‘SHTETI FILLON ME FAMILJEN’
Për herë të parë në nivel të Ministrive, u shënua Dita Ndërkombëtare e Familjes, më 15 Maj, duke e vendosur familjen në qendër të angazhimit institucional dhe politik.
Familja është vendi ku marrim dashurinë e parë, mbështetjen e parë dhe vlerat që na përcjellin gjatë gjithë jetës.
Pikërisht për këtë, sot kemi zgjedhur të jemi bashkë në një atmosferë festive, me fëmijë, prindër, gjyshër e të rinj, për ta festuar rëndësinë e familjes në shoqërinë tonë.
Slogani i këtij viti është: “Shteti fillon me familjen”
Sepse në familje fillon edukimi, solidariteti, respekti dhe kujdesi për njëri-tjetrin.
Si Qeveri e Republikës së Kosovës, mbetemi të përkushtuar që familja të jetë gjithmonë në qendër të politikave tona dhe që çdo familje në Kosovë të ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar.
Falenderim nga
secilit prej stafit të Ministrisë, që kanë dhënë mund e energji për organizimin e aktivitetit të sotëm për Ditën Ndërkombëtare të Familjes.
Falenderim të veçantë për organizatat që bënë të mundur realizimin e kësaj dite:
Save the Children.
UNICEF.
SOS Fshatrat e Kosoves.
Tere des Homes.
OFAP.
Down Syndrom Kosova.
Koalicioni i Organizatave per Mbrojtjen e Femijeve KOMF.
Concordia.
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.




