Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare vazhdon të ndërmarrë hapa për lehtësimin e shërbimeve dhe procedurave për pensionistët.
Përfituesit e të gjitha kategorive pensionale të renditura më poshtë nuk kanë obligim të paraqiten periodikisht në zyrat e pensioneve:
Pensionet kontributive
Pensionet për personat me aftësi të kufizuara
Pensionet e FSK-së
Pensionet e TMK-së
Kompensimi për personat e verbër
Pensionet invalidore të punës
Kompensimi për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë
Pensionet e arsimit
Pensionet për botën e jashtme
Pensionet parciale kontributive
Pensionet për kategoritë e dala nga lufta
Krahas kategorive për të cilat nuk egziston obligimi për paraqitje periodike, për përfituesit e pensionit bazik të moshës dhe të pensionit të parakohshëm të Trepçës, ofrohet shërbim i veçantë për pensionistët me probleme shëndetësore dhe ata mbi moshën 80 vjeçare:
Ekipe mobile, të cilat punojnë shtatë ditë në javë ofrojnë shërbime në shtëpi për pensionistët që nuk mund të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës.
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare mbetet e përkushtuar për të garantuar shërbime të shpejta, cilësore dhe të qasshme për të gjithë pensionistët.