Njoftim për vizitën e Ministrit Hoti

Krijimi i një trekëndëshi funksional që orienton politikat dhe lidh hallkat e zinxhirit të bashkëpunimit ndërmjet tregut të punës në sektorin privat, Qendrave të Aftësimit Profesional dhe Agjencisë së Punësimit, është vizioni përmes të cilit do ta udhëheqim Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.

Ky objektiv, të cilin do ta bëjmë realitet së shpejti, krijon mundësi konkrete punësimi për shumë profile në tregun vendor, duke kontribuar njëkohësisht në uljen e papunësisë 📉, pavarësimin financiar të qytetarëve dhe kalimin gradual nga skemat sociale në punësim të qëndrueshëm.

Partneriteti me sektorin privat për aftësimin dhe më pas punësimin në zanate të ndryshme do të mbulojë qindra vende pune, të cilat aktualisht mbesin të paplotësuara, edhe për shkak të mungesës së profesionistëve të fushës.

Në kuadër të kësaj inciativre, sot, së bashku me U.D. së Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, z. Blerim Hasani, vizituam njërën ndër ndërmarrjet më të mëdha prodhuese vendore të produkteve nga metali “EUROMETAL” SHPK. 🏭

🤝 Për zhvillim dhe shoqëri me mundësi të barabarta

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors