Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare rikujton përfituesit e pensionit bazik të moshës dhe të pensionit të parakohshëm të Trepçës se, sipas legjislacionit në fuqi, lajmërimi në zyrat e pensioneve duhet të bëhet një herë në gjashtë muaj.
Për të siguruar vazhdimësinë e rregullt të pagesës së pensionit, përfituesit e këtyre dy skemave duhet të paraqiten në zyrën e pensioneve më të afërt me vendbanimin e tyre.
Gjithashtu, rikujtojmë se përfitimi nga këto dy skema është i kushtëzuar me rezidencën në Republikën e Kosovës, në përputhje me kriteret e përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Përfituesit e të gjitha skemave të tjera pensionale dhe sociale nuk kanë obligim për lajmërim periodik.
Për t’ua lehtësuar procedurat pensionistëve që kanë vështirësi të paraqiten në zyrat e pensioneve, Ministria, që nga gushti i vitit 2023, ofron mundësinë e lajmërimit në shtëpi përmes ekipeve mobile.
Ky shërbim ofrohet për pensionistët me probleme shëndetësore, si dhe për ata mbi moshën 80 vjeç. Përfituesit e këtyre kategorive mund të kërkojnë që procesi i verifikimit të realizohet në adresën e tyre të banimit, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
Ekipet mobile janë në shërbim shtatë ditë në javë. Kërkesën për vizitë në shtëpi mund ta bëjë vetë pensionisti ose një familjar i tij, përmes telefonit apo postës elektronike, duke ofruar të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyen e kërkesës.
Për informacione dhe orientim lidhur me këtë shërbim, pensionistët dhe familjarët e tyre mund të kontaktojnë zyrat rajonale të pensioneve:
Prishtinë
- Tel: 038/213/268
- Email: enver.bikliqi@rks-gov.net
Prizren - Tel: 029/242/454
- Email: elmi.rrafshi@rks-gov.net
Pejë - Tel: 039/431/217
- Email: Azra.Medunjanin@rks-gov.net
Gjilan - Tel: 0280/410/555
- Email: Shpresa.kosumi@rks-gov.net
Mitrovicë - Tel: 046/712/077
- Email: mensur.beqiri@rks-gov.net
Gjakovë - Tel: 0390/326/999
- Email: dafina.alija@rks-gov.net
Ferizaj - Tel: 0290/320/403
- Email: agron.a.avdiu@rks-gov.net
Për adresat dhe kontaktet e zyrave të pensioneve, vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë:
https://mpfvlc.rks-gov.net/pensionet-dhe-beneficionet/