MPFVLÇ do të fuqizojë mekanizmat institucional për avancimin e mbikëqyrjes së sigurisë dhe shëndetit në punë

Agon Dobruna

Zëvendësministri z. Agon Dobruna mori pjesë në konferencën e organizuar nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (LKIA), me temë “Gjendja e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP) në Kosovë dhe Shëndeti Mendor në Punë”, në kuadër të Javës Evropiane të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë 2026.

Njoftimi i plotë:

Në fjalën time theksova që Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, ka vendosur në prioritet avancimin e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke ndërmarrë aktivitete konkrete në avancimin e legjislacionit, fuqizimin e mekanizmave institucionalë dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së kushteve të punës.

Në fjalët e tyre hyrëse, shumë përmbajtësore dhe të frytshme ishin Kryeshefi Ekzekutiv i LKIA-s, ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoriatit Qëndror të Punës dhe Drejtoresha Ekzekutive e IKS-it.

Ndërsa tema e sotme na kujton se siguria dhe shëndeti në punë nuk kufizohen vetëm në parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen fizike të punëtorëve, por përfshijnë edhe mirëqenien e tyre psikologjike dhe shëndetin mendor. Në këtë drejtim, gjatë këtij viti Ministria ka punuar në hartimin dhe avancimin e manualeve profesionale për sigurinë dhe shëndetin në punë. Pasi që siguria dhe shëndeti në punë nuk nënkuptojnë vetëm që punëtori të kthehet në shtëpi pa lëndime fizike, por edhe me shëndet të mirë mendor, me dinjitet dhe me ndjenjën se puna e tij vlerësohet dhe respektohet.

Gjithashtu dhe paneli i diskutimit nga profesionist të fushës, organizatat dhe institucionet përgjëgjëse

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors