Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, vizitoi SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Prishtinë, ku u prit nga drejtoresha nacionale, znj. Nezahat Ramadani-Salihu, dhe u njoftua për shërbimet dhe programet që ofrohen për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe familjet në nevojë.
Ministri Hoti rikonfirmoi përkushtimin për mbështetje institucionale dhe bashkëpunim në avancimin e politikave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve.
Gjatë vizitës, ai takoi edhe fëmijët që marrin përkujdesje në SOS Familje, duke u njohur nga afër me aktivitetet dhe përkujdesjen që u ofrohet.
