Ministri Hoti vizitoi organizatën CONCORDIA Kosova

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, vizitoi organizatën joqeveritare CONCORDIA Kosova, ku u njoftua për shërbimet që ofrohen aty dhe shpjegoi planet, politikat dhe vizionin institucional në raport me këto shërbime.

Me intonimin e himnit shtetëror dhe më pas me një program të larmishëm muzikor, në organizatën joqeveritare CONCORDIA Kosova, na pritën kori i fëmijëve dhe instrumentistët që vijnë nga Prizreni dhe rrethina.

Hartimi i politikave të qarta, praktike dhe në përputhje me nevojat reale, si dhe forcimi i mbështetjes për shërbimet që rrisin mirëqenien e fëmijëve pa dallim, përbëjnë garanci për një shoqëri me mundësi të barabarta.

Në këtë drejtim, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe organizatave që ofrojnë shërbime mbetet thelbësor, me fokus në ngritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së tyre, si komponentë të domosdoshëm për një trajtim të drejtë dhe efikas institucional.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors