Ministri Hoti u takua me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) në Bujanoc, z. Bejtullah Bejtullahu, shoqëruar nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut, z. Ahmet Isufi, dhe ish-komandanti i UÇPMB-së, z. Shefket Musliu.
Krahas diskutimeve për çështje me interes për kategoritë e luftës nga këto zona, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, i njoftoi për planet, nismat dhe politikat që do të adresojë Ministria në mandatin e ri.