Ministri Hoti priti shefen e IOM-it për Kosovë, znj. Anna Rostocka

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, priti në një takim njoftues znj. Anna Rostocka, Shefe e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM) në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua avancimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe IOM-it.

Znj. Rostocka e uroi Ministrin Hoti për detyrën e re dhe prezantoi sfidat aktuale dhe projektet që IOM po zbaton në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.

Ministri Hoti vlerësoi angazhimin e IOM-it për partneritet të vazhdueshëm.

Gjatë takimit u trajtuan edhe prioritetet, mundësitë për marrëveshje të mobilitetit të punës dhe përgatitjet për anëtarësim në EURES, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors